Propozimet e Partisë Demokratike për rezolutën e Komitetit të përbashkët me Parlamentin Euopian, zbardhen kërkesat kryesore

Propozimet e Partisë Demokratike për rezolutën e Komitetit të përbashkët me Parlamentin Euopian, zbardhen kërkesat kryesore

Selia e Partisë Demokratike

Selia e Partisë Demokratike

Tiranë- Zbardhen propozimet e  Partisë Demokratike, për rezolutën e Komitetit  të përbashkët me Parlamentin Euopian.

Deputetët e PD-së kërkojnë që: Mazhoranca të heq dorë nga përdorimi politik mbi drejtësinë, të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar dhe të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR"

Të martën (29 Tetor) në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e komitetit të përbashkët mes Parlamentit Europian dhe  Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit. Mësohet se Partia Demokratike, e ka kritikuar fort draft rezolutën duke bërë edhe propozime konkrete që i përgjigjen situatës që po kalon Shqipëria.  

PD thotë se garanton  angazhim të  pakushtëzuar  në mbështetje të proceseve integruese të vendit tonë, ndërsa kanë dhënë propozime konkrete. Por opozita në propozimet e saj është ndalur fort tek respektimi i shtetit ligjor dhe mospërdorimit politik të drejtësisë.

Mosrespektimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës duke ju referuar rastit “Xhaçka” por edhe ligjeve të tjera të rrëzuara nga kushtetuesja por që shumica parlamentare nuk reflekton ndryshimet, është një tjetër çështje e përfshirë në propozimet e deputetëve të PD. Sipas demokratëve, “këto qëndrime të socialistëve dëmtojnë rëndë  parimet kushtetuese dhe demokratike, të balancës mes pushteteve”.

Opozita ngre shqetësim edhe për “lidhjen mes politikës dhe krimit të organizuar, që përdoret si mekanizëm në zgjedhje, siç treguan edhe përgjimet e fundit të SKY/ECC për listën e Durrësit, si dhe mungesën e vullnetit politik për miratimin e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR, siç parashikohet në planin e negociatave”.

Deputetët opozitarë i bëjnë thirrje mazhorancës që të adresojë me prioritet çështje kritike si keqpërdorimi i buxhetit të shtetit për të favorizuar partinë në pushtet, shfrytëzimi i resurseve shtetërore për të cenuar zgjedhjen e lirë të votuesve dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve përmes sistemit të patronazhit gjatë zgjedhjeve. “Këto praktika, thuhet në rezolutë, dëmtojnë besimin e publikut dhe minojnë integritetin e procesit demokratik në Shqipëri”.

Në rezolutë, opozita shpreh shqetësim të thellë edhe për Komisionin Parlamentar të Posaçëm për "Fuqizimin e Reformave për Qeverisje të Mirë, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian", i cili sipas saj, “u krijua në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të gjerë politik”.

Sipas opozitës “integrimi nuk mund të jetë proces përjashtues, por një proces gjithpërfshirës ku opozita duhet të ketë një rol themelor”. E ky moment theksojnë ata, “nuk mund të përdoret për përfitime personale të zyrtarëve të mazhorancës”.

Po ashtu, opozita dënon kalimin e ligjeve nga qeveria që cenojnë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, duke paralajmëruar për dëme të pariparueshme në ekosisteme të rëndësishme dhe monumente historike. Sipas saj, veprime të tilla rrezikojnë qëndrueshmërinë mjedisore dhe trashëgiminë kulturore për gjeneratat e ardhshme.

Në përfundim, PD bën thirrje për një dialog të mirëfilltë politik që të nxisë stabilitet dhe progres, duke kërkuar nga të gjitha palët politike që “të shmangin përdorimin e mekanizmave shtetërorë për qëllime politike dhe të respektojnë plotësisht rolin e opozitës dhe të deputetëve të saj”.


Lajmi kryesor:

Opozita ‘armëpushim’ me PS-në për integrimin! Nesër në takimin e 18-të ndërparlamentar të stabilizim-asociimit! Fredi Beleri përballë Ramës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar