Propozimet e opozitës për ndryshimet kushtetuese/ Soreca: Puna në kuvend, kjo është demokracia! Berisha kryetar i PD? Ambasadori i BE: Bashkëpunim si me çdo parti

Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për ndryshimet kushtetuese, Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca e cilëson si shenje të funksionimit të demokracisë.

‘Ne nuk kemi pasur ende mundësinë që ta shohim propozimin dhe në fakt e dimë që është dorëzuar nga PD në Kuvend. Siç e thashë edhe dje kjo është demokracia, ja si funksionon ajo, që opozita është kthyer në Kuvend dhe dërgon nismat e veta.’- tha Soreca.

Nga qyteti i Korçës ambasadori Soreca iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse vendet e BE-së do të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike nëse në krye të saj rikthehet Berisha i shpallur non grata nga SHBA.

Gazetarët: A do të bashkëpunojë BE me Berishën në rast se kthehet në krye të PD?

‘Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike.’- tha ambasadori i BE.

Sa i takon agjencisë së medias e cila është propozuar nga Rama, ambasadori i BE, tha se roli i medias është kyç në demokraci.

‘Është roli kyç i medias dhe gazetarëve të marrin pjesë në aktivitet që zhvillon çdo institucion. Media duhet të jetë e lirë.’- tha Soreca.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!