Propozimet e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Kraki tek “5pyetjet”: Absurde, a thua se jeton në planet tjetër

 

Politologu, Nezir Kraki i ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pasa sulmit të 24 shtatorit.

“Rama doli e dha një ide, sa për sy e faqe sic themi ne si popull. Është u çuditshme është ne deklarata është në përputhje a thu qe jeton në planet tjetër dhe i duhet 48 ore me kuptu per te përdor termin terrorist dhe ka qenë i vetmi bashkë me zëdhënësin e tij qe kane besu Vuçiçin. Ata kane ricikluar ketë konferencë per popullin shqiptar. Esenca është shfajësimi i Serbisë, relatizimi i rolit të Vuçiç dhe Serbisë.  Tre dite me vone qe Radojcic foli me terma si Rama. Ka njerëz qe bëjnë politike marrin informata dhe janë 3 dite me herët se terroristë me te njëjtin narracion,” u shrpeh Kraki.

"Propozimi i tij absurd për organizimin e  një konference nënkupton se Kosova ende s’ka status. Idea për ta rikthy statusin e Kosovës në nivele aq të larta është në vijë me strategjinë Serbe. Propozimi i statutit për komunat Serbe kur Rama se di as ku janë ato komuna kjo është e çuditshme dhe e papranueshme”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Sulmi në Veri të Kosovës, Nesho: SHBA dhe BE të merrnin veprime të menjëhershme! Serbia, satelit i Rusisë! Gazetari Selimi: Është rritur presioni ndaj shqiptarëve


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion