Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës pas kërkesave të ripërsëritura të liderit të PD-së për zgjerim të paketës financiare.
Për Edi Ramën, Basha nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do dhe as nuk di, por, shton kryeministri, kryedemokrati ëndërron protesta të mëdha nesër, duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para.
"LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7x7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t'i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës" tha Rama.
Sot Lulzim Basha kërkoi që qeveria të shpërblejë policët që janë në vijën e parë të rrezikut ashtu si mjekët.
Komente













Z Rama ke ngateruar ngjyren e kollares kollares jote duhet te ishte me 7 ngjyrat
PërgjigjuNuk ma var fare Ky i Gjati nuk di cfar te bej?
Përgjigju