Propozimi i Beqajt për pensionet, Spahiu: Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes

Propozimi i Beqajt për pensionet, Spahiu: Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes

Ish-deputeti i LSI Perparim Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e Ilir Beqajt për uljen e pensioneve suplemntare dhe rrogave shtetërore për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Duke marrë shembull nënën e tij, që sipas Spahiut kurrë nuk e thotë fjalën e keqe, ai deklaron se vetëm kjo nuk pritej, sidomos t'i ulej pensioni kësaj kategorie.

Në 'facebook' Përparim Spahiu shkruan: "Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes, ja arriti qëllimit, edhe me pensionistët e shkretë.

Nëna ime e ka pensionin 15,000 Lekë në muaj. Ka punuar 40 vite. Ata që e njohin e dinë që ajo kurrë nuk shan apo flet me fjalë të rrënda por këtë herë më tha: Po ai te ne e gjeti të na ulë pensionet?

Ç'ti thoja, pasi ajo dhe e njeh, e ka deputet të Qarkut Dibër..!!!"

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë