Propozimi i Beqajt për uljet/ Revoltohen pensionistët: Idiot, s'do jetojmë si qen, e çon ekonominë në fund

TIRANE-Propozimi i deputetit socialist, ish-ministër i Shëndetësisë Ilir Beqja për uljen e pagave me 10% deri në fund të vitit për administratën dhe me 15% të pensioneve suplementare në mënyrë që të përballohet kriza ekonomike nga COVID-i, ka shkaktuar reagime të shumta dhe të forta. Report Tv sot pyeti pensionistët se cfarë mendojnë për këtë propozim? Ata e cilësuar propozim idiot.

"Ai më shumë flet për tarafin që ka të punësuar vetë, mos mendo se po mendon për popullin, por për interesin e vet. Në një moment thua se pagat janë të ulëta, në një moment tjetër thua t'ua shkurtojmë, a ka kuptim?" tha njëri prej tyre.

Një tjetër pensionist u shpreh se "Ilir Beqja i ka milionat për vete, ne të na heqin atë pension dhe të marrim rrugët në Europë të shkojmë të lypim. Unë nuk marr pension suplementar, kam punuar 48 vite, marr 170 mijë lekë. Jo ata që nuk duhet të preken por të na e ngrejë edhe ne një cikë"

Nëse ky propozim pranohet e çon ekonominë në fund, tha një tjetër qytetar. "Nuk duhet të bjerë ekonomia, ti mendon se mund të shkurtohet pensioni apo administrata, po ekonomia, blerjet, njerëzit? Kanë hapur dyqanet dhe nuk kanë punë fare. Nuk është propozim i drejtë, se do të bjerë konsumi dhe ekonomia shkon në fund. Rrogat dhe pensionet janë minimale. Njeriu nuk do të jetojë si qen, por normalisht".

"Është e gabuar pasi pensionistët kanë kontribuar me sigurimet shoqërore, dhe ai nuk ka të drejtë që të propozojë. Një propozim idiot. Po portokallet 2 mijë lekë, domatet 3 mijë lekë? Eshtë pension zotëri, do të thotë se është minimumi i jetesës, ka punuar, ka djersitur tjetri edhe për atë që e merr suplementar" thanë pensionistët e pyetur nga Report Tv.  

Propozimi i Ilir Beqajt;
Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë.

Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erl: 29/04/2020 17:30

    Lajthitje me siguri...Braçe sikur e hodhi poshtë idenë...

    Përgjigju
  • Ardi: 29/04/2020 17:22

    Ushtaraku Ka derdhur muaj per muaj shtese Në sig shoqerore , Duke pagu dyfish sigurime , ndaj merr pension suplementar . Me cte drejte do I marresh dicka per Te cilen Ka paguar ? Sot ushtaraku paguan 270 mije lek sig shoq mujor , per nje rroge 700 mije lek Te vjetra . Jane buka e vet , pagesat e veta , hengshi koken tuaj Beqaj me shoke !

    Përgjigju
  • Populli shqiptar: 29/04/2020 16:51

    Edhe pse dihet fare mire se kush e ka urdheruar Ilir Beqen te bej nje deklarate te tille , ky person duhet te zhduket menjehere nga partia dhe prokuroria te bej arrestimin e ketij sa me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia

SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia