Në Angli po mendohet shumë versione për përfundimin e kampionatit, i cili pritet të rinisë në fillim të qershorit dhe të përfundojë në fund të korrikut. Në ishullin britanik deri më tani janë sugjeruar opsione si shtimi i numrit të zëvendësimeve apo spostimi i ndeshjeve të kampionatit në një shtet tjetër, por propozimi më i çuditshëm ka ardhur së fundmi.
Presidenti i shoqatës së futbollistë anglez, Gordon Teylor, thotë se i autoritet i kanë kërkuar të shikojnë mundësinë që ndeshjet të luhen më pak se 90 minuta. Një propozim ky që do të ndryshonte komplet historine e futbollit, megjithëse nuk ka asnjë raportim nëse do të merret në konsideratë apo jo.