Propozimi i PS: Të rikthehen në punë ish-policët, kusht kalimi i Vetingut (argumentet pro dhe kundër)

Propozimi i PS: Të rikthehen në punë ish-policët, kusht kalimi i Vetingut (argumentet pro dhe kundër)

Foto ilustruese nga Komiisoni i Sigurisë Online

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kanë propozuar heqjen e kufizimit kohor për rikthimin në polici të personave, të cilët janë larguar nga strukturat e policisë, për shkak të reformave dhe shkurtimit të vendit të punës. Konkretisht, grupi i deputetëve, mes të cilëve edhe Xhemal Qefalia dhe Anduel Xhindi, kanë propozuar ndryshimin e nenit 49 të ligjit për Policisë e Shtetit, i cili parashikon që në polici mund të rikthehen vetëm ata persona që janë larguar brenda 2 viteve të fundit. Varianti i propozuar rrëzon këtë kufizim kohor, duke i dhënë të drejtë çdo ish-polici të rikthehet në polici, pavarësisht se kur është larguar.

Por, për t’u rikthyer ka tre kushte. Së pari, ish-polici nuk duhet të jetë duke u trajtuar me pension të parakohshëm, suplementar ose pension të shërbim. Së dyti, ish-polici nuk duhet të jetë shkarkuar nga detyra për shkelje. Së treti, ish-polici duhet të kalojë Vetingun, i cili nënkupton verifikimin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Propozimi u diskutuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtar, gjatë shqyrtimit të projektligjit për Policinë e Shtetit. Propozimi u mbështet nga relatorja e projektligjit Elena Xhina, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, deputet Myslim Murrizi, por ky ndryshim u kritikua nga kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, e cila tha se propozuesit duhet të ishin më të kujdesshëm.

Ndërkaq, deputetët propozues theksuan se në ligjin për Vetingu në polici është parashikuar e drejta e personave të janë larguar nga policia, që t’i nënshtrohen Vetingut, për t’u rikthyer në detyrë. Sipas propozuesve, kufizimi dyvjeçar në nenin 49 të ligjit bien ndesh me ligjin e Vetingut. “Të gjendet një klauzolë, se ka një handikap: këtej i lejojmë që të vetohen, këtej i ndalojmë, se u thuhet që keni kaluar më shumë se 2 vjet. Të gjendet një artificitë e tillë, që të mos jetë kjo pengesë 2-vjeçare”, ka pohuar deputeti Xhemal Qefalia.

Ndërkaq, deputetja Ermonela Felaj ka pohuar se “Është e qartë që e thënë kështu nuk ka sens, sepse i bie që ti ikën dhe kthehesh sa herë të duash, por nuk funksionon kështu as Policia e Shtetit dhe asnjë institucion tjetër... Unë do t'i ftoja kolegët, edhe për faktin që mënyra se si është propozuar duket qartë që nuk ka qenë e kujdesshme, të rimerrnin kohë dhe ta propozonin këtë amendament në seancë plenare, sepse nga të gjitha gjërat që u thanë gjykoj se ka nevojë për një shikim të kujdesshëm. Të mos bëjmë tani këtu amendime për amendime, që pastaj na vijnë në përplasje edhe me nene të tjera të ligjit”.

Deputeti Myslim Murri ka paraqitur një argument tjetër. “Unë nuk e shikoj propozimin e zonjës Dhima të lidhur me ata që janë hequr para 10 vjetëve, 15 vjetëve, 20 vjetëve, sepse ai që është hequr para 20 vjetëve, ndoshta ka dalë në pension. Të hiqet si kufizim e drejta e rikthimit jo më shumë sesa 2 vjet me idenë që ai që do të hiqet sot, do të hiqet nesër, mund të iki pasnesër nga policia për një hall tjetër, mund të iki në vitin 2022. Ne po bëjmë një ligj për ta parë në vazhdimësi se çfarë do të ndodhë me propozimin që ka kolegia Dhima”, ka pohuar Murrizi.

Ministri Sandër Lleshaj ka kërkuar që theksohej kushti i kalimit të Vetingut. “Unë dua të propozoj ose të plotësoj amendamentin duke vendosur një kusht. Thashë më parë kushtin e integritet, por nëse vendosim kushtin e vetingut, kemi thënë gjithçka. E themi “të kalojnë në veting, pastaj të futen”. E dyta është që të qartësohet fakti se rikthimi mund të bëhet vetëm për nevoja të policisë dhe jo për nevojë të personit. Nevoja mund të ketë shumë, por policia nuk mund t’i akomodojë të gjithë nevojat individuale të atyre që mund të jenë larguar. Kështu që, të mos shkaktojmë ndonjë pretendim gjyqësor ose të mos krijojmë mundësinë e një pretendimi gjyqësor për persona që janë jashtë dhe të thonë “tani më është hapur mundësia, më prano”, ndërkohë që policia s’ka mundësi ta pranojë, sepse s’ka vend”, ka pohuar Lleshaj.

Në fund të diskutimeve, Komisioni i Sigurisë vendosi që propozimi të riformulohet dhe të hidhet në votim në Parlament. “Ne do ta mbyllim këtu diskutimin nen për nen, duke premtuar që ne do të vihemi në ndihmë të kolegëve që duan ta bëjnë këtë ndryshim, por duke u kujdesur ta shprehim në mënyrën e duhur, pa krijuar përplasje me përmbajtjen e ligjit në tërësi”, tha deputetja Felaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 13/10/2020 21:34

    Po ato polic qe hoqi saje qorri ne 2013 2014.e fituan te drejtat ne gjykat. Po kto qe u veshen me tesere partie ku p..s do shkojn

    Përgjigju
  • Tirona: 13/10/2020 17:43

    .... dhe kushti me kryesor ai i testimit fizik nuk kerkohet dhe keshtu do te rimbushet policia me barkderra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë