Propozimi i veçantë i Ermalit të
"Big Brother" për vajzën e ëndrrave

Propozimi i veçantë i Ermalit të<br />"Big Brother" për vajzën e ëndrrave
Dita e martesës nën petkun e fustanit të bardhë është ëndrra më e madhe e çdo vajze. Bukuroshja Anxhela Agaçi, e lakuar së fundmi në media për lidhjen e saj të veçantë me Ermal Merdanin, është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre, falë propozimit që ka marrë nga njeriu i zemrës. Ish-konkurrenti i reality show-t “Big Brother 5”, duket se ka vendosur që së shpejti t’i japë fund beqarisë për të kaluar gjithë pjesën tjetër të jetës me vajzën e ëndrrave të tij.

Djaloshi simpatik si çdo herë tjetër e ka surprizuar të dashurën Anxhela, por surpriza kësaj radhe është e një dimensioni tjetër, duke kaluar pritshmëritë e, por edhe të publikut që i ndjek. Ermali ka vendosur t’i kërkojë bukuroshes të bëhet bashkëshortja e tij dhe mënyra që ka zgjedhur është po kaq e bukur sa dhe vetë propozimi që i ka bërë.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga vetë “dhëndri” i ardhshëm, i cili në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’ ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Në kokë të beqarëve”. Në video shfaqet Ermali dhe Anxhela të zhytur në thellësi të detit, teksa ai i vendos në gisht unazën, që i bashkon edhe më shumë shpirtërisht e së shpejti edhe zyrtarisht. Lidhja e tyre është bërë publike në korrik të vitit që lamë pas, e që atëherë duket se ka pasur një intensitet që e ka bërë lidhjen të zgjasë. Anxhela e ka mbështetur partnerin e saj në kompeticionet televizive ku ka marrë pjesë, duke qenë përkrah tij edhe pse jo gjithmonë fizikisht.

Kjo sepse vajza simpatike e ndan jetesën brenda dhe jashtë vendit, por Ermali në çdo intervistë është se ky fakt nuk ka qenë asnjëherë problem. Madje, i ka ndihmuar të forcojnë marrëdhënien, duke dëshiruar shumë më shpesh të takojnë njëri-tjetrin, apo duke bërë surpriza të këndshme. Ende nuk dihet se ku do të jetojë çifti pas martese, por pak kohë më parë Ermali ka thënë se me pak fat, mund ta sjellë Anxhelën në Shqipëri për ta ndërtuar këtu jetesën e tyre. Ermali mbahet mend për lidhjen e tij brenda “Big Brother-it” me modelen e bukur nga Vlora, Françeska Jaçe, por lidhja e tyre pas reality- t nuk zgjati shumë.0

Anxhela ka qenë e vetmja vajzë e cila arriti t’i marrë zemrën djaloshit nga Memaliaj, pasi vetëm me të ka vendosur të bëjë një nga hapat më të rëndësishëm të jetës, të kalojë nga lidhja në fejesë.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) data 09 gusht 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!