KUKËS - Këshilli i qarkut Kukës i propozon Ministrisë së mjedisit që liqenit të Fierzës t’i jepet statusi “Zonë e mbrojtur” si dhe të përfshihet në fushën e veprimit “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitarë”

Sipas kreut të këtij institucioni, Ibsen Elezi, kjo bëhet me qëllim që liqeni të mbrohet nga ndotja e ujërave, prej mbeturinave që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.
Dhënia e statusit “Zonë e Mbrojtur” për të cilin nga Ministria e Mjedisit ka sinjale pozitive, sipas Elezit do të sillte realizimin e projekteve për mbrojtjen e liqenit dhe zhvillimin e turizmit ujor.

“Patjetër që shpallja e zonës së liqenit si Zonë e mbrojtur është një avantazh edhe për shkak sa i përket fondit që do t’i akordohet liqenit, por edhe për sa i përket të gjithë rregullave për shfrytëzim apo ndërtim në këtë sipërfaqe do ketë më tepër vëmendje dhe një interesim mëtë madh.”-tha Ibsen Elezi, kryetar i këshillit të qarkut Kukës.

Pranverën e këtij viti liqeni pati ndotje të madhe për të cilën u ndërmorën disa aksione me qëllim largimin e qindra ton mbeturinave që u depozituan në ujërat e tij.
 
Ndërkohë që gjuetia e peshkut me mjete plasëse është kthyer në një problem mjaft shqetësues kohëve të fundit Kjo mënyrë po ndikon mjaft negativisht në faunën e liqenit, duke zhdukur disa lloje peshqish.

Redaksia Online
(a.h/shqiptare.com)