Propozimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat/ Milva Ekonomi në 'Studio Live': Janë jashtë kontrollit të mësuesit dhe prindit! Duhet të mbrojmë fëmijët tanë

TIRANË - Deputetja e mazhorancës Milva Ekonomi foli në lidhje Skype për ‘Studio Live’ Report Tv. Ajo komentoi për Arbër Hitajn vrasjen tragjike me thikë të 14 vjeçarit Martin Çani që tronditi kryeqytetin këtë të hënë, nga një bashkëmoshatar i tij.

Deputetja u pyet edhe për propozimin e Ramës për të mbyllur TikTok dhe Snapchat si burim konfliktesh mes adoleshentësh. Ekonomi thekson se të gjithë si shoqëri duhet të reagojmë ndaj një rasti të tillë dhe të reflektojmë mbi përdorimin e rrjeteve sociale.  

'Mendoj se mbledhja e qeverisë dhe nisma për të bërë një diskutim për mbylljen e tik toku apo snapchat doli si rezultat e mesazheve në këto rrjete. Ngjarja ka tronditur shoqërinë shqiptare. Duhet të bëjmë reflektim gjithë shoqëria jonë për rrjetet sociale si duhet të reagojmë në një situatë si kjo. Ky është qëllimi i këtij diskutimi si këshillim kombëtar, çfarë duhet të bëjmë me këto rrjete. Janë jashtë kontrollit të mësuesve dhe prindërve. Janë eksperienca që diku ndodhin diku jo. Prandaj kërkohet që i gjithë populli të bëjnë reagim. Mendoj se është një gjë e drejtë, do jemi vetë ne që  do e reflektojmë qëndrimin tonë. Duhet ti bëjmë ballë këtij presioni.'

Sipas saj prindërit duhet të kenë kontroll mbi rrjetet sociale që përdorin fëmijët e tyre.

'Me njohuritë që kam ka vende që kanë marrë masa, vënë filtra për moshën për ë hyrë në tik tok. Ka vende që kanë eksperienca. Do shikojmë si mund të bëhet në një rrjet global për Shqipërinë. Duhet edukim për prindërit si të përdorin rrjetet sociale prindërit. Duhet të jenë në kontrollin e prindërve.'

Më tej ajo shton se edhe mësuesit shpesh trajnohen dhe jepen fonde buxhetore për ta që të edukojnë fëmijët në qasjen ndaj internetit dhe rrjeteve sociale.

'Në gjithë këto vite edhe me prezencën e buxhetit është bërë përpjekje për edukimin e mësuesit për mbrojtjen e fëmijëve nga këto rrjete. Ndërkohë në asnjë moment mësuesit nuk janë mësuar të mos punojnë me bashkëpunim me prindërit. Në shqetëson mënyra e zbatimit të këtyre metodologjive të reja në shkolla. Edhe prindërimi duhet të rrisi cilësinë e kryerjes.'

Ekonomi bën thirrje që prindërit, mësuesit dhe e gjithë shoqëria duhet të marrin në mbrojtje fëmijët për ti mbrojtur ndaj rreziqeve të tilla.

'Siguria duhet të na bëjë vigjilent. Edhe në shkollë dhe në familje. Nuk mund të jetë aktor i vetëm qeveria dhe policia. Duhet të jetë gjithë shoqëria. Janë dhe prindërit. Ne duhet të marrim në mbrojtje fëmijët tanë. Gjithandej. Duhet të ngremë ndërgjegjësimin që fëmijët janë qenie që duhet mbrojtur. Shkolla i ka të kryera gjërat sipas guidave. Problemi që ka shkolla shqiptare duhet ti forcojë. Edhe prindërit, kur një mësues lajmëron, duhet të jenë prezent aty.'

Ndërsa për protestën e prindërve sot para ministrisë së Arsimit e shikon si të drejtë, teksa nuk është dakord me kërkesën për dorëheqje të ministres duke e cilësuar si politike.

'Në këtë rast, mendoj se protesta është e drejta. Bën mirë që bën protestë, tregon se ka angazhim qytetar. Të shkosh në dorëheqjen e ministres është ta përdorësh politikisht.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 22/11/2024 00:08

    Mbroji duke mos vjedhur moj shushunje e pangopur.

    Përgjigju
    • Fiks: 22/11/2024 07:23

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës