PARIS - Propozimi që do të paraqitet në parlamentin francez për njohjen zyrtare të Palestinës do të votohet më 28 nëntor, raporton "Anadolu Agency" (AA).

Nga burimet e Kuvendit, mësohet se Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet do të paraqesin propozimin në parlament për njohjen e Palestinës, dhe propozimi do të votohet më 28 nëntor.

Në propozimin e shqyrtuar nga Kryetarja e Komisionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Jashtë të partisë socialiste Elisabeth Guigou i bëhet thirrje qeverisë për njohjen zyrtarisht të Palestinës.

Propozimi që pritet të mbështetet nga të gjithë deputetët socialistë ka si synim që të përdorë "Njohjen e Palestinës" për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare konfliktit.Ekspertët theksojnë se votimi do të jetë simbolik, sepse edhe sikur të votohet për njohjen e Palestinës në Parlament dhe në Senat, autoritetin për njohjen e shteteve në Francë e ka qeveria.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)