Historia e tmerrshme e vajzës shqiptare: Si më trafikuan çunat nga Shijaku...në gomone edhe oficerë policie!

TIRANE - Shfaqja pak ditë më parë në emisionin ''Pa gjurmë'', e një interviste dhënë për mediat italiane bëri bujë edhe në Shqipëri. Rrëfimi i gruas, me emrin Ana e cila ishte trafikuar nga Shqipëria, drejt shtetit fqinj ngriti dyshime të mëdha për shkak të ngjashmërisë së madhe me një Të humbur që kërkohet në emisionin "Pa gjurmë", Mbaresa Kumria, nga Kuçova. Në bashkëpunim me kolegët italianë stafi i "Pa Gjurmë" arriti të lidhej me gruan e trafikuar në Itali që rrëfente 4 vitet e tmerrit në rrugët e shtetit fqinj, ndërsa prostituonte. Rrëfim të cilin e bëri live edhe në studion e emisioni ''Pa gjurmë''.

Me kërkesë të motrës së Mbarësës, për të mësuar të vërtetën e ngjashmërisë më të humburën nga Kuçova, gruaja shqiptare e trafikuar nb Itali pohon se nuk është ajo Mbaresa Kumria, por një tjetër vajzë e trafikuar me origjinë nga Durrësi.

Publikimi i këtij rrëfimi bërë më parë në mediat italiane dhe më pas transmetimi dhe lidhja live nga Italia i vetë të trafikuarës zbuloi një pjesë të identitetit të saj. Një tjetër rrëfim rrënqethës nga qindra vajza shqiptare që patën të njëjtin fat të keq në semaforët e Evropës. Misioni në "Pa gjurmë"  vijon, të tjera histori rrëqethëse që kërkojnë në ndihmë

Biseda e vajzës së trafikuar në "Pa Gjurmë"

Odeta: Alo përshëndetje

Adelina: Përshendetje, nga ana komplimente për emisionin që bëni

Odeta: Të falenderoj Adelina, si jeni juve?

Adelina: Unë jam operiuar me kancer....më kanë hequr gjokset

Përsa i përket familjes sime ata më kanë hequr vizë

Odeta: Si është emri juaj i vërtetë Adelina?

........

Odeta: Nga cili vend i Shqipërisë je?

Adelina: Nga Durrësi

Adelina: Mu rrëqeth mishi për atë që shpresonte të isha unë, motra e saj dhe thashë a sikur ta kisha një motër si puna e kësaj unë, se motrave të mia u vjen zor nga unë

Odeta: Sa vjeç ishe në momentin kur u largove nga Shqipëria?

Adelina: Unë në 1996. Isha 17 vjece, minorene isha

Odeta: Po personat që të trafikuan nga ishin me origjinë ?

Adelina: Durrësi dhe Shijaku. Madje të them edhe më shumë. Ka njerëz që kanë hotele 5 dhe 10 katëshe atje në Shqipëri, kanë trafikuar shumë vajza këtej. Unë u shpëtova një herë atyre, kur më kishin mbyllur tek një shtëpi në katin e dytë, ynë u hodha dhe rashë mbi rërë atje dhe kur kam shkuar tek rajoni i policisë së Shijakut të kërkoj ndihmë, rajoni i policisë së Shijakut më ka shitur tek njëri që ia mbaj mend emrin dhe sdo ta harroj kurrë, derisa të vdes, tani më rrenqethet mishi. Një djalë me emër.....më shiti policia e Shijakut, prandaj s'kam vënë këmbë në Shqipëri dhe më vjen shumë keq se do të dëshiroja të rrija në vendin tim dhe ja si erdhi fati i jetës kështu. Nuk e di ku jeton familja ime dhe nuk kam asnjë kontakt me ato. Me kontaktet e fundit që kam pas me ato, ato nuk duan t'ja dinë.Ka qenë një agrokturizmi atje tek Iliria...

Odeta: Po në Durrës...

Po atje, këto policët që ishin shokët e atyre trafikantëve edhe vinin edhe në krevat me neve, dhe kur niseshe gomonja kishte policisë shqiptarë atje tek gomonet. Kishte njerëz me kapuça në kokë. Kishte gjitha ato vajza edhe këta se çanin kokën fare. Kështuqë kur erdha në Itali, kur më thonte policia italiane do të ndihmoj unë, kisha frikë, se polic për polic nuk kisha besim tani unë. Por pastaj e kuptova që ishte ndryshe, sigurisht që dhe në Shqipëri ka policë të mirë, por për fat të keq mua më qëlluan ata të këqinjtë që nuk më ndihmuan...

Më fiknin cigaret në gjoks. Kam tek këmba e djathtë tek kofsha, më kanë hapur me thikë, ma kanë çarë me një fjalë dhe më futnin kripë brenda....

Përsa i përket gjërave të tjera, unë kam gati 20 e ca vite që nuk vë këmbë në Shqipëri, sepse kam shume frikë, kam shumë frikë të jetoj në Shqipëri...

Kur i denoncova unë ato shpëtuan 10 vajza të tjera që ishin të kthyera në skllavërime, me një fjalë, që ishin të shfrytëzuara në prostitucion. Dhe në arrestime përfunduan 40 veta të dënuar me nga 15-20 vjet për 10 vajza të liruara. 80 persona të denoncuar.

Ngaqë ka qenë policia shqiptare tek gomonja na thonte të bënim shumë lekë në Itali, tek kampi punëtorëve

Odeta: Uniformat blu në Shqipëri?

Adelina: Po, unë kam shkruar edhe tri libra...Jam aktiviste, shpëtoj vajza të tjera nga prostitucioni,

Odeta: Tashmë bashkëpunon me policinë italiane?

Adelina: Me policinë dhe gazetarët, unë kam punuar edhe si gazetare

Është një vajzë 15-vjeçare që më kanë sinjalizuar edhe me mua, që është zhdukur nga Pogradeci, ajo vajza ndodhet në Torino...

*Shënim, emri Adelina nuk është i vërteti i vajzës së trafikuar

Historia tragjike e Mbaresa Kumbries, ende pa asnjë gjurmë

Mbaresa Kumbria, nga Kuçova është vajza e katër në familjen më 7 fëmijë. Vendosën ta quanin kështu prindërit, duke menduar se do të ishte fëmija i tyre i fundit, por pas mbaresës erdhën në jetë dhe 3 fëmijë të tjerë. Mbaresa nuk ishte e fundit nga fëmijët, por ajo që pati një fat të ndryshëm nga të tjerët.  Me Mbaresën nuk mbaroi por filloi një dhembje pafund. Një plagë në familjen Kumbria, veçanërisht për dy prindërit Refat e Zylfie. Ishin vitet e para të demokracisë, kur Mbaresën e gjetën ende një adoleshente. Në vitin e parë të shkollës së mesme, për shkak të pamundësisë ekonomike, ajo la shkollën në mes për t'ju bërë krah familjes në nevojat jetike.

Ishte koha kur bashkëshorti i hallës së saj, i prezanton nipin e tij Astritin nga Elbasani, djali me të cilin Mbaresa vendos të fejohet. Atë kohë Astriti punonte me sezone në shtetin grek si emigrant. 2 vite më pas kur Mbaresa ende nuk e kishte finalizuar këtë marrëdhënie në martesë, ende një vajzë shumë e re, rastësisht njihet me një tjetër person në vitin 1996. Kësaj here ishte kushëriri i saj i parë, nga fshati Lapardha i Beratit, ai i cili këmbënguli që Mbaresa të njihej me Fidelin. Gjërat ndodhën shumë shpejt, ndërsa Mbaresa vendosi të takohej me Fidelin në Kucovë, për ta takuar fshehurazi familjes, por e shoqëruar nga kushëriri i saj. Askush nuk di ta thotë me siguri se cfarë e bëri Mbaresën që ti mbushej mendja, kur pasi bëri gati valixhen, bashkë me Fidelin dhe kushëririn e saj Lulëzimin në niseshin të tre sëbashku më 30 prill drejt Italisë.

Një javë para se të mbushte 20 vjec, ajo mori një vendim të vështirë për jetën e saj, ndërsa vendosi të prishte fejesën dhe të merrte një tjetër drejtim. Por dikush i pikasi kur u larguan. Një fqinj e pa Mbaresën kur doli nga shtëpia me valixhe në dorë, ndërsa hipi në një makinë të zezë ku e prisnin dy djemtë. Ajo kishte shkuar më pas më shtëpinë e hallës së saj në Lapardha të Beratit dhe nga andej bashkë me kushëririn Lulëzimin dhe me Fidelin kishte marrë drejtimin për në Vlorë. Pavarësisht premtimit se Lulëzimi do ta shoqëronte në Itali, në skaf hipi vetëm Mbaresa dhe Fideli. Kjo ngriti dyshimin e madh dhe frikën e një drejtimi që për Mbaresën nuk dihet ende sot.

Pas largimit nga shtëpia të së bijës Refati bën denoncimin në polici. Me të mësuar se arsyet e largimit fshiheshin dy djemtë  ai vendos të denoncojë Lulëzimin dhe Fidelin. Asnjëri prej tyre nuk pranoi përgjegjësinë ndërsa Fideli i marrë në pyetje dëshmoi se Mbaresa i kishte ikur nga duart. Dy javë më pas Mbaresa telefonon nga Italia. Ajo flet me të atin duke qarë:

“Jam mirë dhe mos u bëni merak” 

Kaluan ditë nga kjo telefonatë dhe Mbaresa merr përsëri në telefon, pyet për motrat dhe vëllezërit dhe më pas e njëjta fjali:  “Jam mirë dhe mos u bëni merak”.

Rasti është bërë publik edhe në emision e njohur italian ’’Chi la visto’’, emision nga i cili u arrit të lokalizohej një vendodhje e mundshme e e Mbaresës që sot është 43 vjece, me gjasa se jetonte në Bergamo të Italisë. Një dëshmitare pretendonte se kishte jetuar me të në të njëjtin hotel. Sot ende për Mbaresën nuk ka asnjë gjurmë. Ajo ende mungon në familjen Kumbria. 

d.ba./G.M./Shqiptarja.com
Komento