Protestë kundër privatizimit të KEK
arrestohet deputetja Albana Gashi

Protestë kundër privatizimit të KEK<br />arrestohet deputetja Albana Gashi
KOSOVE - Në ditën kur qeveria e Kosovës nënshkruan kontratën për shitjen e ndërmarrjes së shpërndarjes të Kooporatës Elektroenergjetike, aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje" janë përplasur me forcat e policisë.

Ata kanë kaluar rrethimin e godinës së qeverisë, në përpjekje për tu futur në brendësi të ndërtesës, por janë ndaluar pas ndërhyrjes së policisë. Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të posaçme thotë se protestuesit janë përballur me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila ka hedhur tymues ndaj tyre.

Deputetët e Lëvizje-s, të cilët do të hynin në sallën ku është planifikuar të nënshkruhet kontrata (në ndërtesën e Qeverisë) pretendohet të jenë ndaluar dhunshëm nga policia tek dera e hyrjes. Në këtë moment mësohet se është arrestuar edhe deputetja e kësaj force politike, Albana Gashi.

Vetëvendosja thotë se tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakderdhje në sy. Pretendohet se përveç policëve dhe sigurimit deputetët e Vetëvendosjes po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës