PD mundohet të bindë qytetarët të bëhen pjesë e një proteste pa kauzë. Ndërkohë që e vetmja arsye reale e këtyre protestave është rikthimi në pushtet i asaj kaste politike që zhvati dhe fundosi këtë vend për 8 vjet, i asaj kaste politike që 1 milion Shqiptarë e larguan me votë jo më larg se 2 vjet më parë.

Tentuan te enjten por edhe sot të bllokonin punimet e parlamentit duke protestuar jashtë godinës, me arsyen se nuk janë dakord me projektbuxhetin. Është më se normale që opozita të mos bjerë dakord me buxhetin e propozuar nga qeveria si dhe të bëjë oponencën e saj në Kuvend, ashtu siç ka ndodhur përherë gjatë këtyre 25 vjetëve demokracie në Shqipëri.

Por është absurde që një parti politike të kërkojë të bllokojë veprimtarinë e parlamentit apo rrëzimin e qeverisë vetëm sepse nuk i pëlqen buxheti. Kjo mazhorancë është duke ndjekur politikat dhe reformat e saj sipas atij programi për të cilinqytetarët e votuan në 2013. Dhe do të jenë po ata qytetarë që kur të vijë koha do të tregojnë nëse janë apo jo të kënaqur me këto politika. Por nuk mund të mbahen zgjedhje në këtë vend sa herë që Lulzim Basha ka frikë se po humb kontrollin e partisë të tij.

Është nonsens kërkesa për zgjedhje të parakohshme, kur vetëm 5 muaj më parë vetë qytetarët e rikonfirmuan besimin e tyre për këtë mazhorancë me akoma më shumë vota se në 2013. Fakti që kandidatët e kësaj mazhorance fituan në 46 nga 61 bashki dhe sot administrojnë qeveritë lokale ku jeton mbi 80% e popullsisë së Shqipërisë, është më se i mjaftueshëm për të treguar mbështetjen e qytetarëve për koalicionin tonë dhe batakun ku PD po zhytet përditë e më shumë.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha flasin për revolucion e pakënaqësi popullore, por po të ishte kaq e madhe pakënaqësia e popullit në Shqipëri ç’nevojë do kish PD të paguante fëmijët 15­16 vjeçar për të qëlluar me gurë kryeministrinë. Dëshmia e djalit pjesëmarrës në protestën e 8 dhjetorit, botuar nënjë të përditshme shqiptare, tregon se çdo protestues i opozitës paguhet paraprakisht tëpaktën 10 mijë lekë në dorë për të marrë pjesë nëtubimet e organizuara nga PD.

Protestat e fundit të PD kanë treguar dhe njëherë diferencën e madhe që ekziston midis nesh dhe atyre. Ndërkohë që në 21 Janar, Sali Berisha e Lulzim Basha dhanë urdhër për të vrarë njerëzit me duar në xhepa në bulevard, sot nuk u preket as qimja e flokut atyre që PD sjell me gurë e hunj për të vandalizuar institucionet shtetërore. Thonë se kjo qeveri duhet të rrëzohet se është e korruptuar. Por nuk mund ta vendosë dot Lulzim Basha se kush është i korruptuar në këtë vend.

Nuk mund ta vendosë Lulzim Basha për aq kohë sa ende nuk i ka dhënë llogari gjykatës për 240 milionë dollarë të vjedhura në rrugën e kombit. Nuk mund ta vendosë as Berisha që në 8 vjet punoi vetëm për të bërë miliarder fëmijët e tij. Kanë ngritur në SHQUP një departament të tërë që shpif e fabrikon dokumente, por s’mund të jenë kurrsesi prova mesazhet denoncuese që Sali Berisha i nis vetes apo emailet që shpik Arben Ristani. E gjitha kjo po ndodh vetëm se Sali Berisha e kupton që dështoi me përzgjedhjen e Bashës si pasardhës ne krye te PD.

Bashën nuk e do askush, as brenda partisë, as në publik. Berisha e kupton se ky nuk është dështim i Bashës, por i vetë Berishës. Pasi po të ishte për Bashën, ai nuk do kishte fituar kurrë as zgjedhjet në parti e as në bashki. Dhe duke qenë se Berisha e kupton se ka dështuar me Bashën, përpiqet që përmes protestave dhe dhunës ta spostojë vëmendjen nga pakënaqësia dhe paaftësia e Bashës dhe ta konsolidoje këtë të fundit si liderin që s’mund të bëhet kurrë.

Partia Demokratike ka dy vjet në opozitë që nuk di të bëj opozitë. Nuk ka asnjë alternativë, përveç shpifjes. Problemi është se ka 25 vjet që shpif dhe gënjen me të njëjtat fjalë. Ndryshojnë Kryeministrat, ministrat dhe deputetët, por 25 vjet rresht Sali Berisha lëshon të njëjtat akuza për trafik droge, lidhje me krimin, prostitucionin dhe korrupsion. 25 vjet e njëjta strategji e një njeriu, Sali Berishës, qëhedh baltë mbi këdo mendon ndryshe nga ai.

Mirë që ishte kundër Rexhep Mejdanit si president, se ishte president i zgjedhur nga PS, por u konfliktua edhe me Alfred Moisiun që e propozoi vetë si president konsensual, u konfliktua edhe mëkeq me Bamir Topin që në PD e kishte krahun e tij të djathtë, që e propozoi vetë dhe e votoi vetë si President. Pra këtu problemi nuk janë ata qëmendojnë ndryshe nga Sali Berisha, problemi është vetë Sali Berisha që nuk rri dot pa akuzuar e pa hedhur baltë mbi këdo që mendon ndryshe nga ai.

Këtë ka bërë 25 vjet rresht, këtë po bën edhe tani. Partia Demokratike ka një problem më madhor, tëpaktën kështu duket nga sjellja e saj. Problemi i PD janë reformat që po ndërmerr kjo mazhorancë, e sidomos reforma që lufton informalitetin dhe reforma në drejtësi. Duket se PD po bën çmos qëreforma në drejtësi të pengohet, ndërkohë që kjo reformë ka pritshmërinë më të lartë në opinionin publik.