Protesta e studentëve, pse flamuri i dialogut u la në dorë të qeverisë?

Protesta e studentëve, pse flamuri i dialogut u la në dorë të qeverisë?

Protesta e studentëve sot përpara Kryeministrisë

Pas 45 vjetësh të një diktature ndër më të egrat në Evropë, që u rrëzua nga protestat e studentëve, sot të flasësh për “dialog” në Shqipëri, në mënyrë të habitshme, shkakton reagime të ashpra pikërisht nga ana e një pjesë të studentëve. Kushdo që provon të mbështetë domosdoshmërinë e dialogut me qeverinë, sulmohet verbalisht (sidomos në web) nga militantët e opozitës dhe nga ajo pjesë e protestuesve që janë kundër.

Përtej shfryrjeve të zakonshme vulgare dhe alogjike të hater-ave te facebukut, paradoksi i kësaj situate është se fjala “dialog” po identifikohet automatikisht me Edi Ramën, i cili e propozon atë me këmbëngulje, dhe ky identifikim është një pasojë anësore e protestës, që rrezikon të kthehet në një bumerang për kundërshtarët e tij politikë. Nuk ka kryeministër perëndimor që nuk do ta kishte ëndërr të përmendej emri i tij krahas fjalës “DIALOG”, që është kyçi i çdo demokracie të vërtetë.

Çfare pasoja negative mund te dalin nga një dialog publik dhe transparent? A ka reflektuar pjesa radikale dhe më pa kompromis e demonstruesve mbi peshën politike të qëndrimit të tyre? Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë? Pse i është dhuruar forca liberale e kësaj fjale qeverisë, në vend që të kthehej në flamurin e protestës?

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja