TIRANE-Presidenti Ilir Meta pas mbështetjes së artistëve dhe opozitës në protestën kundër qeverisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, nesër në orën 09:00 ka thirrur në një takim në Pallatin e Brigadave PD-në dhe aleatët e saj.

Takimi do të vijë pas protestës së sotme, ku PD-LSI dhe partitë e tjera kanë zbritur në shesh bashkë me një grup artistësh kundër qeverisë.

Kreu i shtetit ka qenë i ashpër me akuzat kundër qeverisë, madje kërkoi edhe hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit, ndërsa nesër pritet për t'u parë se cili do të jetë vendimi, teksa opozita ka bojkotuar edhe Reformën Zgjedhore. 

Kjo është hera e dytë që Ilir Meta thërret partitë opozitare, pasi hera e parë ishte në nëntor të vitit të kaluar.