DURRËS- Banorët e zonës së Xhafzotaj të mbështetur nga Partia Demokratike kanë bllokuar për 15 minuta rrugën Durrës-Shijak në shenjë proteste për amortizimin e aksit rrugor dhe për çmimin e naftës.
Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën. Ata shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e pushtetit vendor për riparimin e segmentit. Pas ndërhyrjes së policisë, rruga u hap duke bërë të mundur edhe qarkullimin e mjeteve.
Prej shtatë ditësh tashmë, Partia Demokratike organizon protesta në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit, Vlorës dhe në Rrogozhinë.
Banorët e këtyre qyteteve, të mbështetur nga PD protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.
-
KESHTU DO VI NE PUSHTET PD DUKE DJEGUR E SHKATERUAR, O DERRA PO KAZANET E PLERAVE CFAR FAJI KANE ATY JANE PLERAT E JUAJA O PLERA.
Përgjigju -
RAMA PASKA GENJYER NE MENDUAM SE PROTESTUESIT ISHIN NJE GRUSHT NJEREZISH QE MBAJNE PENG STUDENTET PO KETU QEKA NGRITUR GJITHE POPULLI
Përgjigju -
Bajgave nuk ua kanë fajin koshat se janë mësuar që plerat ti hedhin nga ballkonet, por koka dhe mendja e tyre plerë, që janë kosha plerash. Vetëm po të jesh plerë djeg kosha!
Përgjigju -
Kushdo ka te drejten e protestes.....edhe per rrugen e demtuar dhe qe i bejne ato banore te "vuajne"....Nuk arrij te kuptoj dot,cfare "barbarie" tregojne keto banore,me djegjen e kazanave te plehrave !!!??? Po pse kjo eshte protesta ? Imagjinoni ku eshte niveli e drejtuesve te protestes / strukturave te PD-se...Turp !! Lymi Tutit
Përgjigju












Komente
Komento