Protesta në Elbasan, policia padit deputetin e PD dhe mohon akuzat për dhunë: Nuk goditëm fëmijët

Protesta në Elbasan, policia padit deputetin e PD dhe mohon akuzat për dhunë: Nuk goditëm fëmijët

Protesta dje ne Mengel te Elbasanit

ELBASAN- Policia ka paditur deputetin e PD, Luçiano Boçi për protestën e zhvilluar dje në fshatin Mengël. Sipas policisë, deputeti demokrat së bashku me disa banorë të fshatit akuzohen për; "Shtyrje e të miturve në krim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, "Kundërshtim i punonjësve të policisë", dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në deklaratën për mediat, Policia e Shtetit referuar rastit të fëmijës që u shfaq në media duke thënë se u qëllua nga efektivët, thotë se; Nuk kemi ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim’.

Policia e Elbasanit deklaron se ‘shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan – Librazhd’.

Protestuesit të mbështetur nga deputeti i PD dhe skeponetë të tjerë të opozitës bllokuan dje mbi 6 orë rrugën Elbasan-Librazhd.  Shkolla 9-vjeçare e fshatit Mengël ka rreth 300 nxënës. Ajo u mbyll me urdhër të Drejtorisë Arsimore Rajonale, pasi ndërtesa ka dalë jashtë funksionit për shkak të amortizimit.

Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini premtoi se punimet për shkollën do fillojnë shumë shpejt. Por prindërit dhe nxënësit këmbëngulin se shkolla nuk ka dëmtime, ndërsa ndryshe nga sa u premtua, deri dje nuk kanë nisur as punimet. Kjo bëri që të ngriheshin në protestë, ndërsa sot nisën punimet për rikonstruksionin e shkollës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Protesta në Mengël, Boçi ironzion padinë e Policisë: Këto katër akuza duhet të ngrinit ndaj meje

Pas padisë së ngritur nga ana e policisë për deputetin e PD-së, Luçiano Boçi për protestën e zhvilluar dje në fshatin Mengël, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Në reagimin e tij, Boçi i ka “shtuar” akuzat ndaj vetes duke përfshirë edhe disafakte të tjera duke ironizuar edhe policinë.

- Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
- Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.
- Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.
- Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.

Me fakte ore! Bravo çuna! 

Luçiano Boçi, deputet

Pas më herët policia akuzoi deputetin demokrat për: "Shtyrje e të miturve në krim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, "Kundërshtim i punonjësve të policisë", dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:

- Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
- Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.
- Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.
- Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.
Me fakte ore!!!
Bravo çuna!!!
Puuuuuu çfarë krimineli!????
E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???
Rroftë Dovleti!!!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë