Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 118 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë. Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve. Konkretisht në Tiranë ku protesta ishte edhe më masive janë arrestuar 23 persona dhe 23 janë në hetim, ndërsa një tjetër është në kërkim. Ata akuzohen se penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme. Të arrestuar janë N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 23 vjeç.
Në Shkodër u proceduan penalisht 8 persona dhe një u shpall në kërkim. Ata akuzohen se bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë
Në Lushnje 7 persona janë nën hetim pasi kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë gjatë protestave të djeshme. Nën hetim për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” janë J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë . Ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plugut", kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Edhe në Durrës janë arrestuar 2 persona dhe janë porceduar 50 të tjerë pasi bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme. Në pranga përfunduan E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.
Në Mirëditë për shkak të protestës ku u bllokua Rruga e Kombit janë arrestuar 5 persona, si dhe shpallen në kërkim 13 të tjerë. Në pranga përfunduan M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë.
Ndërsa në protestën e djeshme në Librazhd janë nën hetim 7 persona pasi bllokuan rrugën nacionale Prrenjas-Pogradec. Nën hetim janë F. K., 30 vjeç, K. Ç., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, G. L., 40 vjeç, O. B., 27 vjeç dhe E. B., 28 vjeç.
Në Sarandë janë nën hetim 23 persona, ku sipas policisë këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Flamurit” lagja nr.1, Sarandë.
Ditën e djeshme nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
Arrestimet do behen kush ka pergjegjesi per neglizhencen qe ka treguar duke dit problemet qe do ndodhnin, me arrestime nuk friksohet me njeri, barra e varferis dhe e padrejtesive eshte me e forte se paturpesit e lojrave pa fund qe ju kane bere shqiptareve
Përgjigju