Protesta e 11 shkurtit, Zhupa: S'ka limit, qytetarët do vendosin sa do qëndrojnë! Vangjeli: Nuk do shkelen kufijtë! Do ketë gaz lotsjellës, jo të shtëna me armë

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Çështja ‘McGonigal’ për të cilën ka pasur debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës do të zhvendoset në Bulevard, ku PD e Berishës paralajmëron se do të jenë minimalisht 100 mijë persona në Bulevard.

Përballë gazetarit Denis Minga dhe analistit Lorenc Vangjeli, deputetja e PD u shpreh se kjo protestë e thirrur më 11 shkurt nga Sali Berisha do të mbahet mend në histori por theksoi se nuk do të kryejnë asnjë lloj shkelje apo skenar dhune.

“Drejtësia amerikane i gjykon si korrupsion i lartë apo i ulët është çështje e tyre. Por për drejtësinë shqiptare, shpërdorimi i detyrës së kryeministrit nuk është akuzë që e bën ajo amerikane. Drejtësia amerikane nuk heton se si mban në punë një njeri të padeklaruar, por duhet t’i hetojë drejtësia shqiptare. Ne jemi përgjegjës për vendimet që do të merren për çuarjen përpara. Ne nuk e kemi të lidhur me McGonigal se nuk e kemi zgjedhur atë kryeministër.

Protesta nuk ka limit. Nuk kemi limit kohor. Nuk kemi orar të përcaktuar se është në dorë të qytetarëve që do shprehin revoltën e tyre, do bëjnë reagim qytetarë e do të vendosin se sa do të qëndrojnë për të protestuar. Ne nuk jemi barinjtë e popullit dhe ta konsiderojmë si dele. Ne jemi ata që i thërrasim. Ne kemi për detyrë t’i thërrasim e vendosim edhe një lokacion. Qytetarët atje nuk do të bëjnë asnjë lloj shkelje të madhësisë dhe skandalit që ka bërë Edi Rama. Ne nuk jemi për djegien e institucioneve. Jemi për revolucion demokratik në kuptimin e masave që lejon demokracia. Shikoni që pasi të mungojnë 13 deputetë opozitar, Edi Rama të shfaqet në parlament të enjten. Edhe PD ka nxjerrë mësimet e veta nga e shkuara”, tha Zhupa.

Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca. Sipas Vangjelit, mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune deri në përdorim arme.

“Protesta e së shtunës ka 2 kufij të përcaktuar qartë. Nëse njëra palë shkel kufirin, do të jetë përgjegjëse. Kufiri për protestuesit është shkalla e moderimit të dhunës. Besoj se mund të ketë edhe pamje të ashpra por jo ekstreme sepse në të gjitha rrethanat, organizatorët e protestës e dinë që edhe nëse do të hyjnë do të dalin me faturë të madhe. Pala tjetër e di se mund të ndodhë gjithçka në shesh por nuk do të shkaktojë viktima, nuk do të ketë të shtëna në shesh. Pavarësisht ankesave për demokracinë shqiptare hibride, kjo do të jetë fitore e të gjithë shoqërisë. S’do të ketë të shtëna. Do të ketë gaz lotsjellës. As PD s’do ketë forma ekstreme të dhunës, mund të ketë molotov e përplasje”, tha Vangjeli.

Sa i përket vendimit të Kuvendit për ta përjashtuar për 10 ditë nga seanca bashkë me 7 kolegë të tjerë, Zhupa thotë se nuk bëri asgjë tjetër veçse kërkoi të drejtën e fjalës. Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se u përjashtuan nga Kuvendi 100 mijë shqiptarë që i kanë votuar këta deputetë dhe sqaroi se ka mungesë durimi nga të dyja palët në seancat plenare.

“Shyqyr që nuk ka internime. Me përjashtime e kalojmë kollaj. Atë ditë kërkova të drejtën e fjalës, kërkova mocion me debat me kryeministrin dhe për këto 7 deputetë e konceptojnë parlamentin si vend që duhet të bëjnë vetëm atë që kërkon Taulant Balla”, tha Zhupa.

“Janë rreth 100 mijë shqiptarë që i kanë votuar këta deputetë të jenë në parlament. Mazhoranca po tregon gjithnjë e më pak durim për të dëgjuar ndërsa opozita mungesë durimi për të pritur”, tha Lorenc Vangjeli.

Kujtojmë se socialistët kërkuan përjashtimin e Luçiano Boçit, Albana Vokshit, Ervin Salianjit, Ina Zhupës, Luan Baçit, Tritan Shehut, Gazmend Bardhit dhe Bledion Nallbatit pasi në seancën e fundit plenare sipas tyre ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe shkaktuan kaos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 10/02/2023 08:20

    ta hedhim ramen ne plehra bashke me taborrin komunist qe e mban ne pushtet

    Përgjigju
  • Fshati: 10/02/2023 06:47

    Kane kaluar shume kohe nga 2 paillis ne Shkoder, ka kaluar shume kohe nga shtatori i 98, ka kaluar shume kohe nga 21 janari. Tani duhet gjak i ri, per debate te reja.

    Përgjigju
  • George: 10/02/2023 03:23

    Te gjitha dihen, vetem nje fakt ka mbetur ne erresite nga organet e shtetit dhe te drejtesise: ku i gjejne parate e ketyre mitingjeve kombetare sali Berisha dhe Ilir Meta?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?