1760525405_agimpllashniku.jpg

Agim Pllashniku

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga marshimi në këmbë drejt Tiranës, i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të marrë pjesë në në protestën e ditës së premte më 17 tetor ora 17:00 në “Sheshin Skënderbej”, në mbështetje të komandatëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Veterani i UÇK Agim Pllashniku niset në këmbë drejt Tiranës, për te marrë pjesë në protestën e ditës së premte më 17 tetor ora 17:00 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë në mbështetje të komandatëve të UÇK-së”,- shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Të premten protestë në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së/ Drejtuesi i OVL: Kërkojmë drejtësi! I pranishëm dhe Rama, pres përgjigje nga PD (VIDEO)