‘Heronj të pamposhtur’ i quajti Sali Berisha grupin e zjarrit të arrestuar në flagrancë me molotovë nga policia gjatë protestës së 17 prillit.
“Heronj të vërtetë të ndërgjegjes, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjes shoqërore të shqiptarëve, të guximit qytetar. Janë absolutisht që të gjithë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument”, tha Berisha.
Për mënyrën e arrestimit, por edhe si reagim ndaj strategjisë që përdori policia e shtetit në protestën e fundit të opozitës, PD bëri kallëzim penal për të gjithë zyrtarët e lartë të policisë, duke nisur nga ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, zv/drejtorin Sokol Bizhga, e të tjerë që për PD kanë konsumuar të paktën 10 vepra penale.
“Padi penale për Skënder Ballukun, një kriminel i damkosur, për Sokol Besëprerin, oficeri më i pabesë që kryesuan operacionin kundër opozitës dhe protestës së saj paqësore. kanë përdorur, siç e patë vetë, verbuesin e ariut dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut, koksocikainë, por përqendrimi i saj është 10 herë më i lartë për ariun. Dhe e përdorur tek njerëzit, mund të shkaktojë bllokim total të frymëmarrjes, bllokim total të zemrës”, tha Berisha.
Një kallëzim individual bëri ndaj punonjësve të policisë edhe Aulon Kalaja, që mbeti pa ndjenja nga spraji djegës.
Nga SPAK, ku u paraqit për detyrimin e paraqitjes, Berisha paralajmëroi një tjetër padi penale këtë herë, për ish drejtuesin e prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin që e akuzon të lidhur me ndërtues të dënuar me vendim të formës së prerë dhe se amnistoi hetimin për Irena Gjokën.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Polcinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët e kanë dhunuar gjatë protestës së 17 prillit.
Ai deklaron se, është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar.
“Ju përshëndes të gjithëve, sapo dola nga instituti i mjekësisë ligjore. Dua t’u vënë dijeni që para 2 ditësh kam bërë kallëzim në drejtorinë e policisë së Tiranës për dhunën që më është shkaktuar, në protestën që ndodhi para pak ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një dhunë e pajustifikueshme nga policia, ku përveçse kam marr spraj në 3 drejtime, spraj shumë të fortë, jam goditur 2 herë më shqelma nga 2 policë të ndryshëm dhe një herë në fytyrë më skafandë, dhe 2 herë pas qafe ne skafandër për këtë arsye kam qen i shtruar në Spitalin Ushtarak, ose siç njihet ndryshe Spitali i Traumës”,- thotë Kalaja.
Edhe policia njoftoi 2 ditë më parë se ka vënë nën hetim Kalanë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Gjatë protestës, Kalaja pati edhe një përplasje e efektivët dhe për shkak të përdorimit të gazitlotsjellës, përfundoi në spital bashkë me Luçiano Boçin, Klevis Balliun e 2 të tjerë.

Pas protestës së 7 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.
Kallëzimi është bërë për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare", "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", "Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar", "Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Kallëzimi i rremë", "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të padisin penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh. Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.
“Kriminelët me uniformë përdoren në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjjes shoqërore të shqiptarëve. Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata se kanë përdorur verbues ariu dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja, Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun. Ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, kriminel i damkosur, për Sokol Besëprersin, oficeri më i pabesë”, tha Berisha.
Komente











