Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia 5 militantët e Sali Berishës, të arrestuar pas protestës së 17 prillit. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje'. Vendimi u mor nga gjyqtari Dritan Hasani.
Ishte hera e parë që Gjykata e Tiranës lë në burg protestues të Partisë Demokratike. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.”
Policia dërgoi në prokurori prova bindëse, pamje filmike kur të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’, të cilët marshojnë të maskuar mbas Sali Berishës, sulmuan me molotovë e mjete piroteknike drejt kryeministrisë e forcave të policisë.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










