Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë me dije sot se të gjithë deputetët socialistë do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor, në orën 17:00, në mbështetje të krerëvë të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
“Është një organizim që e bën organizata e veteranëve të UÇK. Vjen pas atij në Prishtinë, në Hagë dhe është krejt normale që e treta dhe e vërteta të jetë në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranë. Organizatat e veteranëve të UÇK me të cilët jam takuar, 1 mijë herë faleminderit të gjitha mediave që janë lejuar ta transmetojnë spotin. Të dashur qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, ne shqiptarëve na karakterizon atdhedashuria dhe solidariteti dhe të jemi të gjithë së bashku të premten në sheshin Skënderbej për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj 4 komandantëve të UÇK, por edhe të gjithë gjakut të UÇK të rënë në betejë. Kjo nuk është partiake, por kush e ka zemrën në vendin e duhur dhe kujt i dhemb sadopak për kombin, duhet të jetë të premten”, – tha Balla.
Lajmi kryesor:
PD 'bojkoton' protestën për UÇK-në në Tiranë: S’mund të jemi krah Ramës! PS: Kjo nuk është partiake! Osmani: Lufta ishte e drejtë












