Edhe në sheshin para kryeministrisë, fjalimet e protestuesve u ndalën tek përplasjet e një dite më parë me policinë para Parlamentit, ku 15 efektivë mbetën të lënduar, nga gurët dhe sendet e fota që u lëshuan ndaj tyre.

Organizatorët dolën sërish me një deklaratë duke akuzuar policinë për tejkalim të kompetencave dhe përdorim të forces.

“Çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për të trembur qytetarët që protestojnë paqësisht”, tha aktivistja Sidorela Vatnikaj.

Ndërsa si provë, një qytetar tregoi nga podiumi bombolat e gazit lotsjellës të përdorura nga policia ndaj protestuesve para Kuvendit të enjten. 

“Këto janë bombat që Edi Rama përdori dje kundër popullit të tij. Unë ia bëra në mënyrë simbolike varëse se një ditë do ta bëjmë nuse!”, tha një qytetar.

Ndërsa protestuesit kanë refuzuar kategorikisht bisedimet me qeverinë, shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojnë ndër të tjera dialog mes palëve. Kërkesat e tyre u lexuan nga aktivistja Arvina Lleshi.

"Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i marrë seriozisht kërkesat themelore të protestueve, që kanë të bëjnë me: Transparencë të plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, përfshi projekte që prekin zonat e mbrojtura. -Përgjegjësi për shitjen ose dhënien me koncesion të aseteve shtetërore. -Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor në të gjithë politikën e zhvillimit ekonomik. -Dialog i vërtetë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese", tha aktivistja Arvina Lleshi.

Vec thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit, nga sheshi apeli i drejtohej edhe kryedemokratit Sali Berisha.

“Ne kërkojmë qeveri provizore. Asnjë parti e sistemit 35-vjeçar s’duhet të ekzistojë. S’ka më, boll! Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!”, tha një protestuese.

Drejtuesi i tubimit Arben Kola u kujdes edhe për gazetarët të cilët këto ditë po sulmohen nga protestues. Ai bëri thirrje që punonjësit e mediave të mos preken.

“Pavarësisht sesi është lajmi, edhe në kohë lufte, gazetarët nuk preken. Ju e dini shumë mirë që mbrohen edhe me ligjet ndërkombëtare. Kush nuk pëlqen media të caktuara, bëni pankarta, kjo është demokracia”, tha aktivisti Arben Kola.

Ndërsa paralajmëruan për protestë mbarë kombëtare të shtunën para kryeministrisë, protestuesit pas fjalimeve sic do mbrëmje nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:45
‘Polici e krimit, lironi çunat’- Protestuesit mbyllin marshimin në bulevardin Dëshmorët e Kombit

1783115181_rtdyyy.jpeg

Protestuesit kanë mbyllur te Kryeministria marshimin në rrugët e Tiranës, në tubimin e 34-t të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Me thirrjet ‘Polici e krimit’, ‘Rama n’bug, Berisha’nburg’ dhe ‘lironi çunat (referuar protestuesve të ndaluar nga Policia’, ata kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Sali Berisha dhe gjithë klasës politike aktuale.

Ora 23:07
‘Rama, jepe dorëheqjen’, koncerti i Renis Gjokës në Korçë shndërrohet në kor thirrjesh (VIDEO)

 

“Rama, jepe dorëheqjen” ka arritur të depërtojë edhe në një koncert në Korçë. Në mes të koncertit, i cili po mbahet nga Renis Gjoka, spektatorët i janë bashkuar thirrjes së tij, të transformuar në këngë.

Ora 22:57
Vijon marshimi, protestuesit ndalojnë te Prokuroria e Tiranës (VIDEO)

 

Ndërsa vijojnë marshimin, protestuesit kanë ndaluar te Prokuroria e Tiranës. Ata janë ulur aty për pak çaste duke thirrur “Ju erdhi fundi” dhe “PD, PS, këlyshë komunistë!”

Ora 21:46
‘Lironi çunat!’ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 (VIDEO)

 

Me porosinë për të mbledhur mbeturinat, ka nisur marshimi i protestuesve nga kryeministria. Këtë herë, itinerari nuk do të jenë pikat e ndryshme në kryeqytet, por destinacion është komisariati nr. 3, ku ndodhen të arrestuarit nga protesta e djeshme para parlamentit.

“Lironi çunat!”, ishte thirrja që u bë nga aktivisti Lika.

Ora 21:35
Sulmet ndaj gazetarëve, aktivisti Arben Kola mesazh protestuesve: Nuk preken!

 

Njësoj siç bëri te grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’, aktivisti Arben Kola u bëri thirrje protestuesve të mos sulmojnë gazetarët.

“Pavarësisht sesi është lajmi, edhe në kohë lufte, gazetarët nuk preken. Ju e dini shumë mirë që mbrohen edhe me ligjet ndërkombëtare. Kush nuk pëlqen media të caktuara, bëni pankarta, kjo është demokracia”, tha Kola.

Ora 21:03
Kardiokirurgia vjen nga SHBA: Amerika më dha mundësi, Shqipëria identitet! Ëndërroj rikthimin

 

Një emigrante nga SHBA-të, me profesion kardiokirurge, mbajti një fjalim në anglisht duke u shprehur se përtej oqeanit ka fituar mundësinë e të ardhmen, por tani ka ëndërr të rikthehet në Shqipëri.

“Rama në burg, Berisha në burg. Jam kardiokirurge në Amerikë. Shqiptarët e mi të dashur! Sot jam përpara jush me mirënjohje në zemër, shpresë në shpirt. Amerika më ka mësuar se njerëzit janë të lirë të flasin. Amerika më dha mundësi, Shqipëria identitet. Amerika më dha të ardhmen, Shqipëria shpirtin. Pas 30 vjetësh, kam një ëndërr të re. Dua të rikthehem në Shqipëri. Ëndërroj për një Shqipëri ku të rinjtë ia dalin me meritokraci. Dua të sjell eksperiencën, dijen që fitova jashtë. Ëndërroj për një Shqipëri të drejtë, të begatë, ku diaspora zgjedh të kthehet. Nëse kemi kurajën për të folur, mund ta bëjmë ëndrrën realitet”, tha ajo.

Ora 21:03
Berberi ankohet nga protesta: U dënova më shumë se Saimir Tahiri për 33 gram bar! Ika fare nga Shqipëria

 

Një protestues gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë, tha se disa vite më parë, ishte dënuar më shumë se Saimir Tahiri, për 33 gram bimë narkotike kanabis.

Protestuesi tha se prej 9 vitesh punonte si berber në Irlandë dhe ishte i gatshëm të kthehej në Shqipëri, në rast të largimit të Qeverisë.

“Qëllimi është të heqim Ramën që këtu dhe unë nuk iki më në Irlandë. Kam 9 vite atje, jam berber, jam shumë i mirë në punën time dhe mund të punoj shumë mirë edhe këtu në Shqipëri. Problemi është ika atje pasi dola nga burgu, ku u dënova njësoj me Saimir Tahirin për 33 gramë bar, pasi nuk gjeta dot punë në gjithë Tiranën, shkoja në zyra. Por duhet të kisha shkollë, por e kisha me dëftesë falso. Dhe po nuk ishe lëpirës i këtyre, me dëftesë falso nuk ha dot bukë”, tha mes të tjerash protestuesi.

Ora 20:53
Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Kam 30 ditë që s’më flasin prindërit, pasi shava Sali Berishën!

 

Një protestues gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, tha se kishte 30 ditë që nuk fliste me prindërit, pasi kishte sharë kryedemokratin Sali Berisha.

“Për 2 daljet e mia më të mëparshme kam marrë shumë kritika, tallje e ofendime për faktin se unë nuk jam nga Zvërneci e as nga Rrjolli dhe për këtë arsye unë s’kam pasur pse me dal këtu për të folur apo për të sharë këta gjakpirësa. Goditjen e parë më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ia kam sharë. Kam 30 ditë që nuk flas me babën e nënën. Zemra më dhemb, por sot nga ky shesh kam vendosur për ta shtyrë edhe për 30 ditë të tjera”, tha protestuesi.

Ora 20:43
'Qeveria të dialogojë me protestuesit!' Aktivistja Lleshi lexon kërkesat e shoqatave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar

 

Aktivistja Arvina Lleshi gjatë fjalës së saj në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, lexoi një letër publike, që sipas saj kishin shkruar shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje të protestuesve.

Mes kërkesave të shoqatave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar për Qeverinë shqiptare, ishte edhe krijimi i mundësisë për dialog mes përfaqësuesve të Ekzekutivit me protestuesit dhe shoqërinë civile në vend.

Por kjo kërkesë, prej kohësh është në 'tryezë' nga Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka ftuar protestuesit që të zgjedhin një përfaqësi për të dialoguar me Qeverinë për kërkesat e tyre.

“Shoqatat dhe Bashkësitë shqiptare të themeluara dhe me seli në Mbretërinë e Bashkuar dëshirojmë të shprehim mbështetjen tonë për protestat në Shqipëri dhe dënojmë dhunën e policisë. Protestat zbulojnë vetëdije gjithnjë e më të organizuar. Këto protesta janë shprehja më e pastër e demokracisë në veprim, e drejta e ccdo qytetari për të kërkuar llogari nga institucionet shtetërore. Dënojmë me forcë ccdo lloj dhune e frikësimi ndaj protestuesve paqësorë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i marrë seriozisht kërkesat themelore të protestueve, që kanë të bëjnë me:

-Transparencë të plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, përfshi projekte që prekin zonat e mbrojtura.

-Përgjegjësi për shitjen ose dhënien me koncesion të aseteve shtetërore.

-Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor në të gjithë politikën e zhvillimit ekonomik.

-Dialog i vërtetë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese", lexoi Arvina Lleshi.

Ora 20:32
Aktivistja Kokaj nga protesta: Zv.Presidenti i PE dënoi dhunën e ushtruar nga Policia ndaj nesh! Sëfundmi kemi marrë edhe mbështetjen e Partisë Popullore Europiane

 

Aktivistja Luçiana Kokaj, e cila është edhe një nga organizatoret e protestave në Tiranë, tha sot gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë se Zv.Presidenti i PE-së ka dënuar dhunën sipas saj të ushtruar nga policia ndaj protestuesve, gjatë tubimit të djeshëm para Kuvendit.

Më tej Kokaj tha se protestuesit, veç mbështetjes së partive të Gjelbërta Europiane dhe atyre të majta, kanë marrë edhe mbështetjen e PPE-së, grupit më të madh politik të qendrës së djathtë në Europë.

“Më lejoni t’ju sjell një lajm shumë të mirë nga Bashkimi Europian. Zv.Presidenti i Parlamentit Europian është shprehur se dënon çdo dhunë të ushtruar nga Policia ndaj protestuesve. Ne përjetuam edhe mbështetjen e partive të gjelbërta dhe të majta të Parlamentit Europian. Por ne mbështetjen e kemi edhe përtej tyre. PPE, që është partia më e madhe e spektrit të djathtë është shprehur pro-protestës. Të gjitha pikat që ne kemi shprehur në kërkesat tona, ishin në rezolutën e tyre. Europa është me ne, jemi më të fortë se kurrë. Të mos lëshojmë sheshin pa fituar shtetin tonë”, tha mes të tjerash Kokaj.

Ora 20:31
Protestuesja i kundërvihet Berishës: As mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!

 

Një protestuese që kërkoi lirimin e të arrestuarve pas tubimit të dhunshëm te parlamenti, bëri thirrje për ndryshimin e klasës politike. Një apel të fortë e pati edhe për Sali Berishën.

“Lironi djemtë se një nga ata është një baba që ka një fëmijë të sëmurë. A je prind ti? Liroje atë djalë nga burgu! Ka një djalë të sëmurë! Ka dalë për të drejtat e të birit, për të drejtat e veta! Ne kërkojmë qeveri provizore. Asnjë parti e sistemit 35-vjeçar s’duhet të ekzistojë. S’ka më, boll! Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!”, tha protestuesja.

Ora 20:22
Protestuesi me ‘provën e krimit’ në dorë: Bombat e Edi Ramës i bëra varëse, një ditë do ta bëjmë nuse

 

Një protestues që u ngjit në podiumin para kryeministrisë me fishekët e gazit lotsjellës të përdorura nga policia gjatë protestës së dhunshme para parlamentit të enjten, tha se ato janë “bombat” e Edi Ramës.

“Prova e krimit. Edi Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba për të qëlluar popullin e tij, por jo t’ua japë pensionistëve. Këto janë bombat që Edi Rama përdori dje kundër popullit të tij. Unë ia bëra në mënyrë simbolike varëse se një ditë do ta bëjmë nuse!”, tha protestuesi.

Ora 20:21
Ish-minatori nga protesta: Rama është tallur me moshën e tretë! Fermerët të marrin traktorët e zetorët e të bllokojnë rrugët e Shqipërisë

 

Një ish-minator, që i është bashkuar protestës së sotme para Kryeministrisë, është shprehur se të gjithë pensionistët duhet të kishin dalë në shesh, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama është tallur me moshën e tretë.

Më tej ish-minatori u bëri thirrje gjithë fermerëve që të bllokojnë rrugët me autokombajnat dhe traktorët e tyre, si dhe të gjithë pronarëve të autobusëve të bëjnë të njëjtën gjë.

“Jam ish-minator. Dua të them për moshën e tretë që pensionistët duhet të ishin të gjithë këtu. Rama mblodhi nja 30 vetë nga ata që kishte para fushate në 11 maj, që unë vajta u prisha një takim te piramida. Rama u tall me moshën e tretë, u tall me ne. Ai është faqezi. Tani do bëj një thirrje, ne kemi gjithë fermerët e Shqipërisë që prodhimet e tyre i hedhin në kanal. Tani u bëj thirrje fermerëve që të marrin zetorë, traktorë, autokombajna që të bllokojnë gjithë rrugët e Shqipërisë. Pronarët e autobusëve të marrin autobusët dhe të bllokojnë gjithë qarkullimin. Sepse pronarët e linjave i kanë oligarkët këtu në Tiranë dhe nuk e bëjnë ata”, tha ish-minatori.

Ora 20:16
Protesta e dhunshme te parlamenti, deklarata: Dënojmë përdorimin e dhunës jo proporcionale nga Policia, cenoi lirinë themelore

 

Aktivistja Sidorela Vatnikaj lexoi edhe një deklaratë lidhur me protestën e dhunshme të një dite më parë para parlamentit ku dënohej përdorimi i forcës nga Policia. Sipas deklaratës, policia cenoi të drejtën kushtetuese për të protestuar, ndërsa iu bë thirrje të distancohej nga dhuna gjatë protestës së nesërme.

“Deklaratë kundër dhunës së ushtruar ndaj protestuesve ditën e djeshme. Protesta është një nga mjetet themelore kushtetuese dhe mjet i qytetarëve për të kërkuar llogari nga pushteti. Çdo përpjekje për ta shtypur, përbën cenim të demokracisë dhe lirive themelore.

Dënojmë fuqimisht përdorimin e forcës jo proporcionale nga Policia e Shtetit gjatë protestës së djeshme, si përdorimi i gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrja e protestuesve ushtrimi i dhunës ndaj personave të neutralizuar. Monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze duke shprehur shqetësime të forta për tejkalim kompetencash dhe përdorim të forcës. Përdorimi i forcës nga një numër i kufizuar individësh s’mund të përdoret si justifikim për qytetarët paqësorë. Policia e Shtetit të hetojë. Çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për të trembur qytetarët që protestojnë paqësisht.

Dhuna e ushtruar në Zvërnec u përsërit edhe dje, kur një grup protestuesish dje u përballën me përdorim jo proporcional nga Policia. Kjo cenon të drejtën themelore për të protestuar paqësisht. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar. Lironi çunat! Shprehim shqetësim për informacionet mbi kontrollet e imtësishme në pikat doganore. Ndalni dhunën dhe represionin policor. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të distancohet qartë nga çdo akt dhune”, thuhet në deklaratë.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xheloja: 03/07/2026 22:16

    ne fakt qytetaret u dhunuan nga oplicia jo policet. policet u shtrine ne spital sa per te be foto ministri me shoke, quyetartet vujane perdite dhunen policore

    Përgjigju
  • tel: 03/07/2026 21:30

    Asnje negociate me ushtaret e Putinit dhe Ajatollahut.Poshte keta tradhetare te qelbet.

    Përgjigju
  • Sula: 03/07/2026 20:27

    O vatnikaj erdhet ne tirane bete vila pa leje perfitut nga ligji qe beri plaku mere tokat e juaja nuk I ka prese njeri,jeni mesu pa ligje dhe ju duket normale qe te vvini dore kunder policise,te denohen dhe te paguajne edhe demet e makines se policise nuk ka shtet pa ligje jeni mesu me ligjet e lek dukagjinit por ajo kohe nuk kthehet me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?