Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj

TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë i dha dritën jeshile uljes së çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, që në një përllogaritje vjetore, sipas qeverisë, kursehen 100 euro në vit për familje.

Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat, por nga 1 shkurti, të gjitha familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, do ta paguajnë energjinë me çmimin e ri, 8.5 lekë/kilovat pa TVSH (10.2 lekë më TVSH).  Sipas shifrave zyrtare, janë  mbi 1 milionë konsumatorë familjar që deri më sot konsumojnë më pak se 700 kilovat në muaj, të cilët do të paguajnë më pak nga muaji i ardhshëm.

Marrë shembull. Nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kilovat paguanin 7,980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7,140 lekë, ose 840 lekë më pak. Kurse pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6,650 lekë në 5,950 lekë, ose 700 lekë më pak.

Ndërkohë, të gjithë abonentët familjarë, që e kalojnë konsumin 700 kilovat në muaj, qoftë edhe vetëm 1 kilovat më shumë, do të vijojnë ta paguajnë energjinë me çmim të pandryshuar, 9.5 lekë për çdo kilovat, pa TVSH, saç është aktualisht.

Pra nëse një familje do të shpenzojë 750 kilovat në muaj fatura e tyre do të jetë 7,125 lekë, aq sa është edhe aktualisht, ose 8,550 lekë me TVSH.

“Konsumatorët familjarë që konsumojnë 701 kWh në muaj e më tej për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë çmimi i energjisë aktive do të jetë 9.5 lekë/kWh”, u shpreh Romir Pajenga nga ERE

 

Uljen e çmimit, drejtorit i ERE-s, Petrit Ahmeti e arsyetoi ndër të tjera, edhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mirëmenaxhojnë energjinë dhe të kursejnë atë.

“Kjo ulje e çmimit ndikon edhe në përdorimin më me efiçencë të energjisë elektrike”, tha Ahmeti.

Vendimi për të ulur çmimin e energjisë u paralajmërua vitin e shkuar nga qeveria, për shkak të rritjes së arkëtimeve nga faturat si dhe prej uljeve të humbjeve në rrjet të cilat aktualisht kanë zbritur në 17.9% nga 45% që ishin në 2013-ën.

ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE
Ishte           9.5 lekë pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH
Bëhet          8.5 lekë pa TVSH ose 10.2 lekë me TVSH
Ulja              -1 lekë pa TVSH ose -1.2 lekë me TVSH

 

SI NDRYSHON FATURA ENERGJISË?
     Konsumi mujor 700 kilovat
Fatura ishte          7.980 lekë me TVSH
Fatura bëhet         7.140 lekë me TVSH
Kursimi                 -840 lekë me TVSH

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riciklimi: 08/01/2025 20:02

    Duket qe po bie kjo qeveri , Qorri , Lapaj dhe partite e reja do te marrin 1/5 e ndenjësve ne parlament

    Përgjigju
  • Arjan: 08/01/2025 18:38

    Ok Po ne e shume te tjeter qe e kalojmë ne dimer 700 kv pse duhet t'a paguajne me çmimin e vjeter te Gjithë sasine Pra me diferencim Harxhimi shkon se kemi ngrohjen me kondicioner dhe ngrohja me dru e gas shkon me tepër

    Përgjigju
  • Adi: 08/01/2025 16:56

    Propagande fashiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës