Aktivistja Arvina Lleshi gjatë fjalës së saj në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, lexoi një letër publike, që sipas saj kishin shkruar shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje të protestuesve.
Mes kërkesave të shoqatave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar për Qeverinë shqiptare, ishte edhe krijimi i mundësisë për dialog mes përfaqësuesve të Ekzekutivit me protestuesit dhe shoqërinë civile në vend.
Por kjo kërkesë, prej kohësh është në 'tryezë' nga Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka ftuar protestuesit që të zgjedhin një përfaqësi për të dialoguar me Qeverinë për kërkesat e tyre.
“Shoqatat dhe Bashkësitë shqiptare të themeluara dhe me seli në Mbretërinë e Bashkuar dëshirojmë të shprehim mbështetjen tonë për protestat në Shqipëri dhe dënojmë dhunën e policisë. Protestat zbulojnë vetëdije gjithnjë e më të organizuar. Këto protesta janë shprehja më e pastër e demokracisë në veprim, e drejta e ccdo qytetari për të kërkuar llogari nga institucionet shtetërore. Dënojmë me forcë ccdo lloj dhune e frikësimi ndaj protestuesve paqësorë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i marrë seriozisht kërkesat themelore të protestueve, që kanë të bëjnë me:
-Transparencë të plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, përfshi projekte që prekin zonat e mbrojtura.
-Përgjegjësi për shitjen ose dhënien me koncesion të aseteve shtetërore.
-Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor në të gjithë politikën e zhvillimit ekonomik.
-Dialog i vërtetë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese", lexoi Arvina Lleshi.
Lajmi kryesor:
Dhunuan efektivët te Kuvendi, organizatorët e protestës akuza Policisë: Po shndërrohesh në instrument politik! Shoqatat shqiptare në Britani: Qeveria të dialogojë me protestuesit






