Protesta e banorëve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona

Protesta e banorëve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona

Banorët duke protestuar

Protesta e organizuar ditën e djeshme, 31 korrik nga banorët në askin rrugor Librazhd-Elbasan duket se ka pasur tensione.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. 

Policia njofton se në lidhje me ngjarjen e djeshme, janë proceduar pesë persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.

“Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat”, thuhet në njoftim.

Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë e cila po ndërtohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar prek fshatrat e Librazhdit. Banorët protestuan pasi kërkojnë ndryshimin e projektit, sepse ky projekt ndan në mes Hotolishtin, dëmton shtëpitë dhe tokat bujqësore.

Aksi rrugor nacional Elbasan - Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII dhe do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 miliardë lekë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)