Këshilli Bashkiak i Sarandës ka rrëzuar një projektvendim të propozuar nga Bashkia Sarandë, i cili parashikonte liberalizimin e licencave për kompanitë e reja të taksive dhe kufizimin e licencave për taksitë e vetëpunësuara, duke e kushtëzuar me automjete të 10 viteteve të fundit. Kjo vendimmarrje erdhi pas një proteste të organizuar nga taksistët e qytetit, të cilët shprehën shqetësimin e tyre ndaj këtyre ndryshimeve të mundshme.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është miratimi i vendqëndrimeve të reja për taksitë, të cilat, sipas tyre, do të lehtësonin punën dhe do të rrisnin sigurinë për klientët. Ata gjithashtu shprehën shqetësimin për konkurrencën e pandershme që mund të krijohet me hyrjen e kompanive të reja, duke argumentuar se kjo mund të dëmtojë bizneset e tyre dhe të ulë cilësinë e shërbimit.

Komente


Pse ngrihen ne proteste keta legena qe te marrin 10 Euro edhe per 2 klm rruge po te hipesh me ta? Lere konkurrencen e lire, jo te beni si ju do qejfi ju.
Përgjigju