Protesta e banorëve të 'Unazës së Re', Nishani: Dilemë hamletiane, fajtorë fashistët e rinj

Protesta e banorëve të 'Unazës së Re', Nishani: Dilemë hamletiane, fajtorë fashistët e rinj

Bujar Nishani, Ish-presidenti i vendit

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj protestës që po zhvillojnë banorët e zonës së “Unazës së Re”, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Nishani e ka krahasuar protestën aktuale të banorëve të “Unazës së Re” me përballjen e tij të dikurshme me “Rilindjen” për çështjen e pronave. Nishani është shprehur se akuzave të drejtuara nuk i ka kthyer përgjigje për arsye se qëllimi i tij nuk ka qenë instalimi i një debati shterpë me anarkistët.

"Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil.Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror", shkruan ish-presidenti Bujar Nishani.

Ish-presidenti e ka cilësuar revoltimin e familjeve të “Unazës së Re” si një dilemë hamletiane, e ka shtuar se për këtë dilemë do t’iu vijë shumë shpejt radha të gjitha dhunimeve që të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin. Bujar Nishani, mes të tjerash, u ka përcjellë edhe disa mesazhe anëtarëve të qeverisë aktuale, të cilët i cilëson si 'fashistë të rinj' që e kanë përfshirë vendin nën pellgun e krimit dhe korrupsionit. 

Të nderuar miq, kur kam bërë betejën time institucionale si President i Republikës me veprimet antikushtetuese të Qeverisë Rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për PRONAT jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal. Nuk jam angazhuar t'u kthej përgjigje shpifarakëve për arsye se qëllimi im nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë thjesht të instaloj një debat shterpë me anarkistët. Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil. Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.


Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj. Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve. Më i fundit barbaria e një pushtetit anarkistësh mbi qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore) vendosin t'i marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.

Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk ngurojnë as t'i quajnë shpellarë (njerëz të kategorisë së dytë) ata shqiptarë “faji” i vetëm i të cilëve është se ata nuk janë oligarkë që të financojnë blerjen e votave apo vrasës e trafikantë që të vjedhin e grabisin vota për rilindësit. Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk kanë nevojë më të shantazhojnë e kërcënojnë gjyqtarët për interesat e tyre. Ata i kanë asgjësuar fare gjykatat kryesore, atë të Lartë dhe atë Kushtetuese. Fashistët e rinj nuk kanë nevojë t'i mbyllin me ligj mediat, ata i blejnë dhe i vënë në shërbim të tyre pikërisht me paratë që ju grabisin qytetarëve duke ju marrë pronat e bisneset. Fashistët e rinj nuk kanë nevojë të rilindin monizmin sepse ata i blejnë, vjedhin e tjetërsojnë votat me “karrotë” apo me “shkop”, si dhe sa t’jua ketë qejfi, pa ju thënë askush “plaç” me gojë.

Pas hetimeve dhe denoncimeve prej agjensive të huaja të grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës në Vlorë, Shkodër, Krujë, Shijak, legjitimiteti kushtetues i kësaj qeverisje ka rënë. Hetimet treguan se votat u blenë e u tjetërsuan nga vullneti i lirë i popullit. Parimet e Kopenhagenit kanë rënë totalisht në Shqipëri. Fashistët e rinj nuk kanë nevojë për legjitimitet kushtetues. Me moralin, parimet, pushtetin e tyre ata i japin vetes të drejtë të injorojnë demokracinë dhe në vend të qeverisjes për ta bërë jetën e qytetarëve sa më të lehtë dhe normale ata kanë preokupimin t'i shërbejnë paligjishmërisë dhe amoralitetit të oligarkëve.Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve. Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve. 

Fashistët e rinj nuk kanë shqetësim shtëpitë modeste të familjeve të thjeshta shqiptare por janë në hall për çmimet e shitjes së ndërtimeve të oligarkëve në zonën atje.
Historia na ka mësuar shumë gjëra. Mbi gjithshka atë se : “asgjë e askush nuk është i përjetëshëm”. Shpejt do t’ju vij rradha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin. Shpejtësinë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët. Të gjithë, pa përjashtim ! Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletiane: “të jenë apo të mos jenë” ?! Disa po ikin! Kjo nuk është e ardhmja më e mirë.

Bujar Nishani, Ish-president 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 18/11/2018 11:51

    Ky asht Toç krejt.. ma zi se bolekandar.

    Përgjigju
  • Tini: 17/11/2018 16:08

    Deklarata me idiote qe mund te dilte nga ish noteri i presidences . Turp qe quan mbrojtjen e ligjit ,antiligj dhe fashizem . Ti me veprimet e tua si nioter dhe ish kryetar i KLD ,duhet te ishe ne banken e te akuzyarve per abuzim me pyshtetin dhe jo te dredellisesh cdo dite . Prova , eshte vetngu qe po pastron drejtesine nga ata qe mbroje ti ne KLD me urdher te largqoftit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar