Protesta e Berishës, Çollaku: E sabotoi duke sjellë fanatikë poshtë selisë për të thirrur 'Basha ik'! Një bërthamë e ngushtë përreth ish-kryeministrit synon të krijojë strukturë paralele me PD

Për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, i cili ka dalë hapur kundër nismës 'Open Ballkan' tha se Sali Berisha e sabotoi protestën e sotme duke çuar fanatikë poshtë selisë së PD për thirrur 'Basha ik'. Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.

'Një protestë nuk mund të fillojë duke sjellë disa fanatikë poshtë oborrit ët selisë për të thirrur 'poshtë Lulzim Basha'. Kjo e sabotoi protestën. Nuk dukej se ishte ndonjë pjesëmarrje e lartë dhe kjo i ka mbajtur njerëzit sepse për çështje kombëtare, gjysma e Shqipërisë duhej të ishte në shesh dhe ajo protestë u sabotua duke sjellë fanatikë të Berishës poshtë oborrit të PD dhe të provokojnë. Në të kundërt edhe unë do shkoja në protestë, por ishte keqpërdorim t'i thërrasësh të protestosh për Vuçiç dhe të përfundosh duke protestuar për Bashën", tha ai.

Ndalur te situata në PD, Çollaku tha se një grup përreth Berishës kanë si qëllimin krijimin e një strukture paralele me PD. Ai nuk bëri me dije emra e as të tjera detaje.

"Kam dyshime se një bërthamë e ngushtë përreth Berishës dhe që mban të mbytur edhe vullnetin e firmëtarëve, ka vullnet jo për të reformuar PD, pro për të shkuar drejt një subjekti tjetër, paralel me PD ose uzurpimi i dhunshëm i PD. Nga stadiumi u deklarua se ishin mbi 4 mijë anëtar, ju dëshmoj se për qarkun që mbuloj, gati 50% e delegatëve kanë firmosur të dyja listat. Kjo tregon një vullnet të njerëzve për të mos krijuar ndarje. Më shqetëson një qëllim që fshihet për të krijuar një subjekt paralel", u shpreh ai.

PD është sot më e përçarë se kurrë, ku demokratët janë ndarë në grupin e atyre që mbështesin Berishën dhe të atyre që mbështesin Bashën.  Partia më e madhe opozitare në vend gjendet tashmë me 2 statute, një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë