Ashtu siç pritej, Berisha dështoi në realizimin e protestës së sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Së pari, dështoi përsa i përket bllokimit të realizimit të mbledhjes së Komisionit të Mandateve dhe, së dyti, dështoi të bind demokratët për t’iu bashkuar protestës së hallit të tij penal.
Ai u braktis edhe nga deputetët asnjanës, Bardhi and CO, që nuk janë as me drejtësinë, as me SHBA-në, as me njëri, por vetëm me karrigen e tyre.
Ndonëse prej kohe të gjatë ai vjen lart e poshtë nëpër Shqipëri për të ndezur zjarrin e revolucionit dhe stinën e protestave, dita e sotme dëshmoi braktisjen e madhe të demokratëve ndaj Sali Berishës.
Që njerëzit nuk ndjekin politikanët e korruptuar në përballjen e tyre me drejtësinë, është një lajm i mirë që shkon përtej Sali Berishës.
Çdokush që ka punë me drejtësinë, duhet të përballet me të i vetëm, pa imunitet dhe pa vënë përpara militantët.
Sali Berishës i duhej partia, selia dhe sigla e partisë për t’i përdorur si bunker dhe si mburojë.
Pavarësisht se bëri gjithçka duke e shkatërruar partinë, dita e sotme e tregoi se nuk ia doli dot.
Nga sot ai duhet të gjejë një avokat të mirë, jo këtë që ka çuar te Komisioni i Mandateve, dhe të përballet juridikisht me akuzat penale.
Politikisht dështoi t’i mbushë mendjen njerëzve se halli i tij është kauza e tyre.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.2%
-
Negativ
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Beqiri: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, u ndihmua nga Këlliçi! Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit
17 Shkurt, 17:49
-
Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqepkuq
17 Shkurt, 16:49
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Jakin Marena: Trump ‘fik’ Berishën, DASH ‘rikonfirmon’ akuzat për korrupsion e pastrim parash
17 Shkurt, 14:02
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Berisha: Audit për 12 vite qeverisje të Ramës, ku shkuan 64 mld euro buxhet në 12 vite
16 Shkurt, 14:01
-
Avokati: Berisha pagoi 50 milionë dollarë LaCivita, SPAK të hetojë pagesën e majme
16 Shkurt, 10:40