Protesta e Berishës, Meta: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë! Neglizhenca e institucioneve përballë korrupsionit nuk justifikohet

Protesta e Berishës, Meta: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë! Neglizhenca e institucioneve përballë korrupsionit nuk justifikohet

Protesta e Berishës

Presidenti në ikje Ilir Meta ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga Berisha e cila u zhvillua përballë kryeministrisë ndërsa Rama po inaguronte By Pass në Vlorë Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se manifestimi paqësor i zhvilluar dje ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe demokracie në veprim.

“Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim. Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë. Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.  Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Meta.

Meta i cili pritet të marrë drejtimin e LSI, u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të zgjohen, pas kauzave ditën e djeshme përballë kryeministrisë.

"Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë. Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim.  Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik", shkruan Meta. 

Sali Berisha, tashmë si kryetar i rikthyer i Partisë Demokratike, ka mbajtur  të enjten të 7 korrikut, protestën e parë kundër qeverisë! Berisha mbajti fjalimin i fundit ku pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa ka injoruar totalisht Lulzim i kushtoi Bashën të cilit nuk asnjë rresht nga fjalimi i tij. Ramën ai e quajti armikun kryesor, me argumentin se në ndryshim nga ai që ka ideal lirinë, kryeministri mendon vetëm për pushtetin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAKU: 08/07/2022 19:59

    PUPU PU PU BERISHA PRAP VODHI 30 VJET PRAP E DONI.....HAHAHA SHIFENI NE ENDERR BERISHEN O POPULL DELE

    Përgjigju
  • Sifi: 08/07/2022 14:41

    Protestat e cdo opozite be demokraci jane te mirepritura pir ekzaxhirimi si gjithmone i Saliut te jep humor . Ishin as nuk ishin 5000 vete dhe llogaritja eshte e thjeshte por te thote me e madhja ne 30 vjet tregon se doktiri nuk heq dore nga mashtrimi kurre.Je non grata i USA dhe nuk te jep njeri pushtet ,se te ka bete dalhe dhe BE or kryekrim

    Përgjigju
    • Kistra: 08/07/2022 14:57

      Protestat ne nje demokraci normale nuk i organizon opozita, por sindikatat/grupet e interesit/shoqeria civile. Pra do te thote se demokracia tek ne eshte e brishte. Pastaj kur protestojne medemek kunder korrupsionit e per vlerat demokratike Likja, Mona, Doktori, eshte ku therret qameti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja