TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 21 militantë të Partisë Demokratike, pas protestës mbrëmjen e së martës që degjeneroi në dhunë dhe në përplasje me efektivët e policisë. Mes militantëve të arrestuar, 4 prej tyre janë të mitur, 17 vjeç.
Pjesa më e madhe militantëve të arrestuar rezultojnë persona me të njëjtin precedent penal, të arrestuar më parë për dhunë në tubimet e PD. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Partia Demokratike ndoqi të njëjtin skenar gjatë protestës, ndërsa përdorimi i molotovëve ishte i pritshëm, pasi ‘grupi i zjarrit’ mbërriti në sheshin para kryeministrisë me ardhjen e Sali Berishës. Sapo ky i fundit përfundoi fjalimin dhe valëviti flamurin, militantët e maskuar hodhën në drejtim të Kryeministrisë arsenalin me molotov.
Përplasja më e ashpër ishte para Kuvendit, ku militantët sulmuan në mënyrë të papritur efektivët, duke hedhur në drejtim të tyre disa molotovë. Për këto episode dhune, u shoqëruan 30 protestues, por 9 prej tyre u liruan më pas. Një 32-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Policia e Tiranës ka vënë në hetim edhe 5 anëtarë të Partisë Demokratike, mes tyre sekretarin organizativ Ervin Minarollin dhe 4 deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Luan Baçi dhe Belind Këlliçi të cilët kanë udhëhequr militantët në përplasjen me efektivët te Kuvendi.
Report Tv solli edhe pamjet kur militantët sulmuan me molotovë efektivët, 16 prej të cilëve pësuan djege dhe përfunduan në spital. 2 prej tyre kanë pësuar djegie të rënda gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës. Burimet i thanë Report Tv se njëri prej tyre ndodhet në gjendje më serioze dhe rrezikon t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
“Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Aktet e dhunës drejt efektivëve janë dënuar ashpër edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, që militantët e PD i quajti kriminelë të organizuar që synim kanë pasur sulmin ndaj policëve.
Në cilësinë e provës materiale, blutë e Tiranës kanë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit.
.jpeg)
Molotovët e paplasur të sekuestruar nga policia
Komente











Ahh i shkreti elektorat, po as nuk e kuptuet qe belO kllici eshte ba miljoner me keto protesta me opozite ? Mjer shqipni e mjer
PërgjigjuA ka pushtet apo jo?Ministri i brendshëm duhet të marrë masa që të mos preket(jo të goditet)asnjë polic.Kush i paguan dëmet shkatërrimet po plagosjet e policëve,ne nuk jemi në mesjetë duhet të marrë fund kjo taktikë.Shërim të shpejtë policëve dhe herë tjetër thyejani brinjët kujdo që ju cenon.
PërgjigjuE harruan 21 janarin patronazhistet ca bene. Shikoni si protesohet ne gjithe boten edhe ate europiane dhe mos na hapni barkun duke na be si intelektual te medhenj qe keni hallin e shqiperise. Me keq duhet tja bejne heren tjeter. Liria nuk falet por fitohet.
PërgjigjuNjerez pa dinjitet, pa shtyll kurrizore dhe te frustruar. Njerez qe konsumojne ohsigjenin dhe nuk kane asnje ideal ne jete. Njerez qe rrine tere kohen ne kafene dhe merren me llafe ndersa presin protesten e rradhes ku te shfrehin instiktet e tyre shtazore ne shkembim te 100€ qe u jep Noka. Ja keta jane "intelektualet" e Saliut qe bejne protesta te zjarrta. Harrom qumeshti i nones.
Përgjigju