Protesta e dhunshme e Berishës, mbledh kryesisë e PD-së në selinë blu

Protesta e dhunshme e Berishës, mbledh kryesisë e PD-së në selinë blu

Protesta në selinë e PD nga Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e Partisë. Çështja në fokus të rendit të ditës që është diskutuar është në lidhje me situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit. Kjo është mbledhja e parë që Basha bën me kryesinë, pas protestës së thirrur nga Berisha të shtunën, e cila kulmoi me akte dhune.

Më 8 janar mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë sot në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'. Ndonëse nga pamjet u pa qartë se kush ishte urdhëruesi i sulmit, emri i Sali Berishës nuk rezulton tek lista që policia e shtetit publikoi teksa dha inicialet e të arrestuarve, të shoqëruarve, dhe atyre që po hetohen në gjendje të lirë. Në total janë 34 të arrestuar dhe 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj