Protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha nisi me dhunë që në momentet e para të saj, ku protestuesit u mblodhën para selisë blu dhe me varetë, leva dhe trapanë shqyen dyert e selisë dhe thyen xhamat e saj. Por për Bujar Nishanin ishin protestuesit ata që u dhuna jo vetëm nga mbështetësit e Bashës por edhe nga Edi Rama, që sipas tij dërgoi policinë për të dhunuar demokratët në shtëpinë e tyre. Ndërkohë që policia u thirr nga Luzlim Basha pasi protestuesit kishin pushtuar katin e parë të selisë.

“Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot. Dhunimi barbar i Selisë së Partisë Demokratike dhe mijëra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë. Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës. Kjo nuk do të pranohet kurrë. Pluralizmin nuk e dorëzojmë. Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare. Liria nuk ka çmim“, shkruan Nishani.

Për protestën ka reaguar edhe Majlinda Bregu e cila shkruan se shkatërrimi i PD ka nisur vite më parë.

“Ah sa keq! Ah sa keq! Dhe më kurseni komentet “po ti ku je”, që të mos them përsëri se shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik! “Te porta e parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme: Skënderbegu” Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnia? Djalli: Si janë? Si i don armiku! “Nën hajat të Parrizit- Gjergj Fishta”, shkruan Bregu.

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Protesta e dhunshme e Berishës, Vokshi: Basha do mbajë përgjegjësi për çdo shkop gome, ka vulën e turpit

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai ishte organizatori i dhunës ndaj demokratëve që ishin sot në selinë e PD. Vokshi shkruan se Basha do mbajë përgjegjësi dhe se është i mbuluar me turp që ngriti shkopat e gomës ndaj demokratëve shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.

“Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

– për çdo minutë në qelitë burgut. Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!”, shkruan Vokshi