Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së

TIRANË-Katër protestuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, të arrestuar pas protestës që u zhvillua para bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit, janë liruar nga qelia.

Gjykata e Tiranës caktoi sot (22 prill) masën 'detyrim paraqitje' dhe ndalim i marrjes pjesë në vendet publike ku ka grumbullime, për të 4 protestuesit.

Konkretisht në masën detyrim paraqitje janë lënë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, Franc Kaloshi, 35 vjeç dhe Artan Muçmata, 53 vjeç.

'Kam qenë në protestë. Jam anëtar i kryesisë së PD-së në Laprakë, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar asnjë. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit. Kërkoj nga drejtësia vetëm drejtësi.'- tha Franc Kaloshi.

Ndërsa Artan Muçmata, tha pas kafazit prej xhami se policia i ka keqtrajtuar.

“Na kanë trajtuar… edhe rripin e pantallonave na kanë hequr.’- tha njëri prej tyre.

Në mbështetje te tyre kanë qenë të pranishëm në gjykatë disa qytetare dhe deputetë të Rithemelimit.

Në kërkim janë shpallur 7 protestues, ata janë Avni Tobli, Rubin Dashi, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.

Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.

Pas përfundimit të protestës ekspertët e kriminalistikës mblodhën në vendin e ngjarjes të gjitha provat, mes të cilave u sekuestruan si prova materiale objekte dhe sende të hedhura nga protestuesit, të cilat u dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Policia administroi pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Hedhja e dhjetëra molotovëve rrezikoi jetën e policëve që ishin aty për të garantuar rendin dhe sigurinë e protestës. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/04/2024 00:56

    Ata qe sulmuan Kongresin ne daten 6 Janar kane kaq vite dhe denimet vazhdojne te jepen nga drejtesia.Vertet shkojne nga disa muaj deri ne shume vite,por ama drejtesia amerikane u eshte qepur secilit prej tyre,nje e nga nje me rradhe tamam si nje qen qe nuk leshon kocken e tij.Sa per drejtesine tone,kjo eshte ceshtje tjeter,por si mund te mbash ne burg /kembet/,kur /kokat/ po ndiqen shumica ne gjendje te lire,kurse per ndonje si Noka s'ka fare aktakuze, se ka imunitet.

    Përgjigju
  • pula: 22/04/2024 19:24

    liro-shtrengo...po pse i kapni atehere kur nuk i denoni...

    Përgjigju
  • fredi: 22/04/2024 13:36

    Policia i ndalon gjyqetaret marin leke dhe i lirojne....

    Përgjigju
  • PADREJTËSIA: 22/04/2024 12:02

    Të ARESTOHEN SHISHET ME LËNDË DJEGËSE DHE POLICËT I LEJUSN TË NDIZEN.!TË FUTET NË BURG DREJTËSIA SE ATO QË U HODHËN KAN ARRDHUR VETË NË PROTESTË OSE DIKUSH I KA HARUAR ATY.AMANI MORE NNËRËZ TË (PA)DREJTËSIS MJAFTË U TALLËT MELIGJET DHE POPULLIN.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/04/2024 10:44

    Këta që kapni me imunitet janë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar