Në fjalën në Ministrinë e Brendshme, Kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend demokratik në të cilin gjatë protestave të dhunshme ka më shumë policë të plagosur sesa protestues.
"Megjithatë janë të gjithë dëshmitarë që edhe ndaj protestave të dhunshme të opozitës policia e shtetit nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e tejkalimit të forcës. Ky mbase është i vetmi vendit demokratik që numërohen më shumë policë të plagosur dhe lënduar sesa protestues. Atëherë pse policia e shtetit akuzohet vazhdimisht për dhunime që nuk i kanë bërë dhe as kanë dhënë shenja se duan t'i bëjnë? Pse abuzohet me episode të shkëputura për të bërë montazhe dhe pastaj shpërndahen në rrjetet sociale?
E thashë dhe e përsëris se askush nuk dëshiron që të kapi një qytetar në dorë për ta spostuar nga një vend në tjetrin dhe kur e sposton sigurisht që nuk mund të jetë i tillë sikur dalin për kafe. Ja që kjo kur është e nevojshme është e nevojshme. Rezistenca kur ligjit nuk mund të justifikohet me të drejtën e protestës, e cila fillon dhe mbaron aty kur fillojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe të shtetit. Dhe të drejtat e shtetit janë të mëshiruara në uniformën e Policisë së Shtetit. Ata janë shteti aty. Duke iu referuar pamjeve që mbështesin akuzat absurde për terror policor në Shqipërisë, pamjeve të atyre që refuzojnë të lëvizin nga një godinë që duhet shembur për një vepër publike, që duhet çliruar se ka një projekt tjetër.
Këtu unë ngre një shqetësim, ndërkohë që pa asnjë diskutim policia e shtetit në të gjithë tërësinë e arritjeve të veta ka ende shumë për ta shtrirë sjelljen e vet profesionale dhe qytetare deri në qelizën e vet të fundit. Por konsolidimi i idesë se me policët mund të sillesh si të duash kur ata janë në krye të detyrës ka krijuar bindjen e gabuar te individë të caktuar se mund t'i bëjnë policiët cctë duan dhe ai ska të drejtë të reagojë", u shpreh Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Prezantohet ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi! Rama: Protestat? Ka nevojë për reflektim! Mbase jemi i vetmi vend ku ka më shumë policë të plagosur se protestues
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor, 13:29
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18