TIRANE- Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja dhe përfaqësues të furgonave 8+1, ditën e djeshme kanë nisur një letër në drejtim të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Në ditën e 36 të protestës së tyre që bazohet në kërkesën për rishikimin e ligjit të vitit 1998 që i ndalon drejtuesit e furgonave të marrin pasagjerë në rrugën e kthimit, shoferët kanë kërkuar takim me kreun e kuvendit Meta .
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që t’u jepet të paktën dy vjet kohë për të shlyer borxhet e marra për blerjen e furgonave të tyre përpara se të merret vendimi për t’i lënë të papunë.
Sipas sindikalistëve, mendohet që takimi me kryetarin e Kuvendit Meta të realizohet ditën e mërkurë dhe në takim do të diskutohen të gjitha kërkesat e tyre. Dy ditë më parë shoferët e furgonave 8+1, kanë realizuar një protestë para selisë së Parlamentit dhe Kryeministrisë, me kërkesën e një dialogu me qeverinë për rishikimin e ligjit të vitit 1998 dhe kontrollin e konkurrencës së pandershme. Kreu i Kuvendit Meta, ka deklaruar gjatë një interviste se çështja e furgonave është një çështje delikate dhe mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut dhe jo protestave.
Sipas kryesindikalistit Kalaja, Meta e kupton më mirë se kushdo se çfarë pasojash sociale ka zbatimi i një ligji të tillë pasi edhe vetë kur ka qënë kryeministër ka zgjedhur të mos e zbatojë. Kërkesa për dialog me Metën ka ardhur edhe si pasojë e bisedimeve të acaruara mes drejtuesve të furgonave dhe Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, që është njëkohësisht edhe deputet i LSI-së.
Zgjidhjet e ofruara nga ministri Haxhinasto nuk janë pranuar nga shoferët e taksive 8+1, të cilët në protestat e tyre kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, kërkon nga ana e qeverisë anulimin e futjes në fuqi të ligjit 1998 që i ndalon shoferët e taksive 8+1 të kthehen pa pasagjerë, gjë që sipas tyre do t’i çonte drejt falimentimit. Drejtuesit e mjeteve kanë paralajmëruar se nëse edhe pas takimit me kryeparlamentarin Meta, nuk do të arrihet të gjendet një zgjidhje, ata do bllokojnë akset nacionale dhe do të futen në greva.
Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com