Protesta e minatorëve, Ahmetaj-Gjiknuri: Një pjesë refuzojnë draftin

Protesta e minatorëve, Ahmetaj-Gjiknuri: Një pjesë refuzojnë draftin

Arben Ahmetaj i MF dhe Damian Gjiknuri i MIE

Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga Damian Gjiknuri, dhe ajo e Ekonomisë, drejtuar nga Arben Ahmetaj, kanë reaguar pas protestës së minatorëve për çështjen e statusit.

MIE dhe MF sqarojnë se prej kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët, i cili ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, dhe që janë dakordësuar për një draft.

Dy ministrisë sqarojnë se deri më tani ka një pjesë përfaqësuesish sindikalë, të cilët nuk kanë rëndë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve.

Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen.

Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës. Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve. Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj.

Reagimi i dy ministrive

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 07/06/2018 01:37

    MASHTRUESI DHE HAJDUTI I POPULLIT DHE I PENCIONISTEVE CFARE DO PRESESH POPULLI I SHKRETE KA NE DORE VETEM VOTEN PER KETA MOSTRA TE PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja