1760433482_tabakupost.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për protestën e minatorëve që u zhvillua ditën e djeshme në Spaç.

"Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre.

Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës.

Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre.

Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm!

Vitin e shkuar, në emër të Partisë Demokratike, kam dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët e më të rrezikshmit — për t’u dhënë një pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar.

Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet.

Ata nuk janë armiq të shtetit, por shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare",- shkruan Tabaku.


Lajmi kryesor:

Protesta e minatorëve në Spaç, Erion Braçe denoncon policinë: Kush jeni ju, që dhunoni njerëzit pse protestojnë për kushtet e punës? (VIDEO)