Protesta e opozitës, Baçi: Duam qeveri teknike te drejtojë procesin zgjedhor! Qori: PD s'flet asnjëherë për kullat e koncesionet e rrugëve

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se kërkesa e opozitës për qeveri teknike ka në fokus menaxhimin e procesit të zgjedhjeve vitin e ardhshëm. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, deputeti Baçi tha se qeveria teknike duhet të përbëhet nga intelektualë dhe pedagogë që nuk janë të përfshirë politikisht.

‘Qeveria teknike se vjedhin votat. Në këto katër muaj minimizohet në maksimum ndërhyrja. Qeveria Teknike do të marrë përsipër drejtimin e gjithë procesit zgjedhor. Institucionet shtetit nuk do të jenë më nën urdhrat e ministrave të qarqeve, por presupozohet të gjenden persona të për përfshirë politikisht. Nuk jam dakord të vendosen gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Qeveria teknike presupozohet të merren nga intelektual pedagogët nga ata që nuk janë përfshirë në politike dhe se di askush për kë protestojnë.’- tha Boçi.

Nga ana tjetër për kreun e ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori tha për gazetarin Arbër Hitaj, se protesta ishte një miting politik. Aktivisti u shpreh se opozita nëpër protesta nuk adreson hallet e vërtetat të qytetarëve shqiptarë, por kursen thirrjet mbi ndërtimin e kullave, apo dhënien e rrugëve me koncesione.

‘Protesta e PD dhe aleatëve të saj, kanë disa tipare, edhe unë nuk dua të anatemoj askënd pse ushtron të drejtën e vet. Shumë kush e dinte se çfarë do të ndodhte në protestë do të hidhen lëndë plasëse do të ketë disa fjalime. As ata që e kanë organizuar protestën s’do të flasin më për atë protestë nuk ka befasi nuk ka një radikalitet të shprehur në fjalë, një ide alternative të politikës. Paradoksi është se fakti se ka diçka që nuk shkon mesazhi kryesor me ato që e japin. Pse nuk kërkohet që të gjithë të korruptuarit të jenë në burg, do të doja që Rama dhe Veliaj të kenë fatin e Berishës të jenë në arrest. Pse nuk flitet për kulla në Tiranë, për faktin se SPAK ka bllokuar punimet e dy ndërtesave dhe të një pallatit që po ndërtohet në Kombinat.

Pse nuk flet opozita, dyshoj se janë pjesë e të njëjtës strukture të oligarkisë. Po zaptohet një park por kemi dyshimin se sektori i ndërtimit është i përzier më paratë që pastron krimi i organizuar dhe të tilla çështje nuk dëgjohen fare nga opozita. Të njëjta nuk dëgjohen as për pagesat e rrugëve. Të gjitha këto janë çështje që i interesojnë opinionit publik shqiptar.’- tha Qori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Baçi kundër Bardhit: Kryeministrin s’e vendos ai, do të jetë Berisha! Sulmon Korreshin: S’merrem me individë që çfarë thonë në darkë s’e thonë në mëngjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dalë kundër deklaratave Gazment Bardhi se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Baçi tha se nuk e vendos Gazment Bardhi e se deklarata të tilla nga drejtues të lartë në PD janë për të ardhur keq, kjo pasi partia ka një statut. Sipas statutit, tha Baçi, kryetari i partisë do të jetë edhe kryeministër e në rastin konkret është Sali Berisha.

‘Janë të pavlera deklarata e tyre. PD ka një statut dhe parashikon të gjitha zgjidhjet që ka PD. Nuk do të dakordësohesha me propozimin se kryeministri do të zgjidhet pas zgjedhjeve duke e kaluar në votë. Kryetari i partisë është kryeministër dhe për mua ashtu siç është kryetar Berisha do të jetë edhe kryeministër. Më vjen keq kur bëhet nga drejtues të PD-së deklarata të tilla. Nuk është në dorë të zotit Bardhi. PD ka një statut për mua këto diskutime nuk duhet të bëhen fare. Berisha kur është pyetur do të zgjidhet nga anëtarësia. Ky është një propozim që duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar... sot që flasim ka një dhe është drejtuesi i PD-së do të jetë dhe kryeministri i vendit.’- tha Baçi.

Po ashtu Baçi sulmoi edhe deputetin e PD-së Saimir Korreshi. Për gazetarin Arbër Hitaj, Baçi tha se nuk merret me disa idividë që çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

‘Nuk merrem me individë se çfarë thonë në darkë nuk thonë në mëngjes, unë jam koherent me qëndrimet e mia. Unë vazhdoj të jem drejtues politik i Fierit. Kur PD është Rithemeluar jam emëruar në Fier dhe vazhdoj të kryer detyrën. Se çfarë vendimesh do të merren një vendimet të strukturave.’- tha Baçi.

Ora 18:37
A do të bashkohej më PD? Qori debat me Baçin: Kemi moral dhe ideale të ndryshme nga ju! Deputeti: Ne nuk do të martohemi...

Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ thotë se nuk do të bëhet bashkë me Partinë Demokratike, pasi sipas tij nuk bashkëpunojnë me asnjë parti që ka qeverisur Shqipërinë deri më sot. Komentet Qori i bëri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Pjesë nga debati

Baçi: Të isha në vend të Arlindit s’do e kisha problem për mënyrën si bëjnë opozitë partitë e tjera. Nuk është ekskluziv përmendja e çdo emri sepse nuk e ke ndoshta informacioni. Bashkim në beteja...

Qori: Duhet të jenë të njëjtit karakter dhe të njëjtit moral

Baçi: Ne nuk do të martohemi...

Qori: Për ne është ide dhe ndershmëri jo të luftosh për karrigen! Jam kundër Ramës dhe kundër oligarkëve.

Baçi: Jemi të gjithë duhet të ishim në shesh

Qori: Ne njoftonim te kulla ju s’do të vinit do të shkonit të në plazh të gjithë...

Baçi: Kemi bërë çdo lloj denoncimi

Qori: Unë e kam thënë nuk bashkëpunojmë me asnjë parti që ka qeverisë Shqipërinë deri më sot, pasi janë përgjegjëse për shkatërrimin e Shqipërisë.

Baçi: Bashkëpunim me ju edhe ne nuk duam...se po flas pa e diskutuar

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 13/07/2024 05:55

    Shume mire ja beri Qorri Bacit se keta nuk jane vetem mbrapa kullave po jane dhe mbrapa cmimeve jane pronaret e vertet te super marketeve dhe marketeve ,djegin e shkaterrojn ne mes te veres per te vene " gjoba" ne turizem jane super mafioz jo opozit! Partit e vogla dhe krijimi i partive te reja do jene zgjidhja e politikes shqiptare!

    Përgjigju
  • Iris: 13/07/2024 02:37

    Po pse o Bac nuk e ke kuptuar akoma pse Bardhi la Bashen per Saliun tend?! Po vdes per t'u bere nje cike /magazinjer/ , se e di qe Berisha sa te rroje s'ka per t'u bere kurre kryeminister se nuk e lene bota dhe shqipot bashke.

    Përgjigju
  • Ben: 12/07/2024 23:28

    Baçi, ku e kane gjetur kete karagjoz?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!