Pak pasi ka përfunduar protesta për mosbindje civile e opozitës PD-PL me bllokim të 6 nyjeve kryesore rrugore kombëtare, ka reaguar nga qelia edhe presideni i Pratisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar një javë më parë me masë sigurie "arrest me burg" nga GJKKO dhe urdhër të SPAK, për tre vepra penale.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta falenderon protestuesit, që i cilëson "qindra mijëra shqiptarë patriotë" dhe "që u ngritën në këmbë me guxim në përballje me narkoshtetin".

Ish-presidenti i vendit thekson se "nuk ka forcë në bot që e ndal uraganin e lirisë".

Postimi i Ilir Metës:

"Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!".

Postimi i Ilir Metës