TIRANË- Ka përfunduar takimin ditën e sotme Kolegji i Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Siç edhe bëri me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në mbledhjen e sotme u diskutohet data dhe mënyra e protestës së paralajmëruar nga opozita. (SHIKO KËTU)

Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve, pasdite do të mblidhet Kryesia e sapozgjedhur e partisë për të diskutuar lidhur me të njëjtën çështje. Nga burime të Report Tv bëhet me dije se brenda partisë ende nuk përflitet një datë e mundshme. 

Rreth një javë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës. (LEXO KËTU)