Protesta e opozitës para Bashkisë! Iku gushti e pushimet por sërish janë një grusht! Sjellin thasë me plehra para godinës

Tiranë- Vapa iku me gushtin e retorika e opozitës se s’ka protestues për shkak të pushimeve e motit të nxehtë, nuk e justifikoi dot as sot (6 shtator) praninë e vetëm një grushti militantësh para bashkisë së Tiranës. Tregues ky, se pavarësisht thirrjeve nga ballkoni mbështetja ndaj Sali Berishës ka rënë.

Belind Këlliçi sulmoi zyrën e BE-së në Tiranë, për arsyen se të hënën e 9 shtatorit, do ta hapet Kolegji i Europës. Kandidati humbës i PD-së në Tiranë dhe që kryesia e PD-së e emëroi si drejtues politik në kryeqytet akuzoi zyrën e delegacionit të BE dhe vetë ambasadorin Silvio Gonzato, ndërsa ish zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherinin, e ka cilësuar komuniste.

Sot disa nga militantët u shfaqën me thasë me mbeturina para bashkisë. Në protestat e udhëhequra edhe nga deputetë, ku nuk sigurohet dot pjesëmarrje, kërkohet dorëheqja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për dosjen “5D”, si dhe  lirimi i Sali Berishës nga arresti shtëpiak për aferën Partizani prej 30 dhjetorit 2023.

Që prej arrestimit të Berishës dhe shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe Anglia, drejtuesit e PD-së kanë nisur një varg sulmesh ndaj ambasadave në Tiranë.

Protestat e fundit janë shoqëruar me një pjesëmarrje të vetëm një grushti njerëzish dhe që numërohen me gishtat e dorës, teksa më parë ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj godinës me “menu” të pasur, nga vezët dhe fruta-perimet, tek flakadanët, tymset, molotovët dhe djegia e gomave të përdorura, duke ndotur ambientin.

Paralajmërimi i policisë 
Për të shmangur incidentet dhe trafikun, si çdo javë (që prej fundit të muajit Mars), Policia e kryeqytetit ka hartuar dhe ndërmarrë një plan masash. 

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”, njoftoi policia.

Më tej sqarohet se “nga ora 11:00 dhe deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”. Policia apeloi për të gjithë qytetarët “që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Këlliçi sulmon zyrën e BE në Tiranë dhe ish-zëvendës Presidenten e Komisionit Europian: Mua më sulmuan kot se nuk kam diplomë

Belind Këlliçi ka sulmuar ditën e sotme zyrën e BE-së në Tiranë, për arsyen se të hënën do ta hapet Kolegji i Europës.

Nga protesta para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato, ndërsa ish zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherinin, e ka cilësuar komuniste.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, regjisore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato. Bashkë me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. E mbani mend fushatën për sulmet që bëheshin ndaj meje se nuk kisha diplomë, por e vërteta është krejt ndryshe”, u shpreh Këlliçi.

Që prej arrestimit të Berishës dhe shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe Anglia, drejtuesit e PD-së kanë nisur një varg sulmesh ndaj ambasadave në Tiranë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/09/2024 13:52

    Bohemi me shume une me nuçat kur pime birre masdite..

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2024 13:06

    O e mjera partia wc pd po me kshu lloi karagjozllike do vi nē karike partia laike partia wc e sekretarit tē partis sē sumēs [ punēs ] Sali Bajgēs. O tē mjerēt ju mor injorant mor debil tē ler komplet pler.

    Përgjigju
  • Flori: 06/09/2024 12:45

    Jo vetem. qesharak por edhe. karagjoz po. behen per dite keta injorant deputet te PD Vazhdoni keshtu se me shume ju urren popudhi ky eshte programi juaj qe cdo dite tregoni pa aftesin tuaj dhe ne kete menyre do mbeshtesni hallet e popullit Prandaj kur te shkoje vapa me gushtin do vini dhe ju ne pushtet

    Përgjigju
  • Ersa: 06/09/2024 12:29

    Pleraxhinjtë plehra do sjellin, nuk kanë formim demokratik, e duan pushtetin pa zgjedhje.

    Përgjigju
  • asolingo: 06/09/2024 09:13

    U bete shume qesharake opozite dhe mazhorance,e bete si film serial,uf...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 06/09/2024 12:17

      O komentues çfar muti ke me mazhorancen , e kuptoj qe ne çdo gje qe kane bere demokratet (pseudodemokrat )doni te fusti dhe mazhorancen , ju doni qe çdo gje qyl por nuk ka iku vapa me Gushtin .PS e ngriti Shqiperine atje ku ju po pellicani nga inutile, kocke ne fyt ju ka ngelur Rama dhe do tju ngeli akoma edhe per 50 vjet te tjera .

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ 17 ndeshje futbolli dyshohen si të trukuara, policia gjermane nis hetimet

Skandali/ 17 ndeshje futbolli dyshohen si të trukuara, policia gjermane nis hetimet