Protesta te bashkia, militantët e Berishës me në krye Sali Lushën përzënë fituesit e medaljeve Olimpike në Paris (VIDEO)

Në protestën e 22, grushti i militantëve të Partisë Demokratike para bashkisë së Tiranës, inatin nuk e kishin vetëm me Erion Veliajn.

Viktimë këtë të enjte ishin medalistët që nderuan Shqipërinë në olimpiadën e Parisit, duke i dhënë dy medaljet e para në histori, të cilët u ofenduan dhe u nga militantët protestues, teksa kishin dalë para bashkisë për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpiadë.

Sait Prizreni, president i Federatës se Mundjes, medalistët Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësi tjetër Zelimkhan Abakarov, si dhe trajnerët Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi u përzunë nga militantët me në krye Sali Lushën, ish-truproja i Sali Berishës’, i cili dëgjohet edhe të ofendojë.

‘I ka çau ai plehra... i ka çu... i përdorin...!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha.

Ashtu si në çdo protestë tashmë, numri i pjesëmarrësve është gjithnjë e më i vogël, siç e vërtetojnë edhe këto pamje me dron të siguruara nga Report Tv.

Pjesëmarrja ekstremisht e ulët u ka bërë përshtypje edhe këtyre turistëve, të ardhur në kryeqytet nga Gjermania e Franca dhe të marrë në intervistë nga gazetarja e Report Tv Xhoana Çallaku.

‘Protesta është e vogël. Në Gjermani për çdo gjë protestohet në mbledhje 100 herë me të mëdha!’- u shpreh turistja.

‘Në Francë ka më shumë njerëz që protestojnë. E duan më shumë lirinë atje.’- tha një turiste tjetër.

Prej muajsh tashmë PD e Berishës dhe PL e Metës kërkojnë largimin e  kryebashkiakut Veliajt në protestë, ndërsa molotovëve dhe dhunës ndaj policisë në mitingjet e fundit vendin e kanë zënë disa dhjetëra militantë me çadra, për t’u ruajtur nga dielli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:17
Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Opozita do mbajë ditën e sotme (15 Gusht), protestën e radhës (e 22-ta) para Bashkisë së Tiranës, një ‘rit politik’ që e ka nisur prej javës së fundit të muajit Mars të këtij viti, pas skandalit me dosjen “5D”.

Referuar këtij njoftimi nga Partia Demokratike, edhe Policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit kanë informuar sot për marrjen e masave të duhura të rendit dhe sigurisë, por jo vetëm.

Edhe devijimi i trafikut rrugor dhe qarkullimit në akse të tjera më të menaxhueshme lehtësisht nga shoferët, duke shmangur kalimin nga rruga e qendrës së kryeqytetit.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”, njoftoi policia.

Dhe më tej detajon segmentin që do të bllokohet dhe afatin kohor të masave:

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”.

Protestat e kaluara PD dhe aleatët e saj kanë organizuar mbështetësit duke sulmuar me molotov, flakadanë, fruta-perime vezë dhe sende të tjera, godinën e Bashkisë.

Deri tani bilanci ka qenë me disa të dëmtuar, mes tyre edhe efektivë policie, gjatë konfrontimeve apo molotovit të përdorur, dhjetëra të arrestuar dhe liruar më pas nga Gjykata me masa të zbutura sigurie dhe shumë të tjerë nën hetim, mes tyre përfaqësues dhe organizatorë të opozitës.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)