Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës, para bashkisë së Tiranës e cila zgjati më pak se një orë, ndërsa një numër i pakët qytetarësh u mblodhën para bashkisë në këtë mes gushti.
Shqiptarja.com sjellë pamjet me dron nga protesta e opozitës, ku edhe këtë herë militantët kanë braktisur ndjeshëm opozitën e drejtuar nga Sali Berisha.
Siç shihet nga pamjet të pranishëm në protestë nuk janë as 30 veta, duke e tkurrur çdo herë e më shumë pjesëmarrjen e qytetarëve në mbështetje të PD-së.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në protestën para Bashkisë u pa se ishin më shumë policë, sesa militantë, madje edhe ato pak militantë që ndodhen zgjedhin të qëndrojnë poshtë hijes së pemëve për shkak të temperaturave të larta të gushtit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)