Është bërë sot publike axhenda e protestave të opozitës, të cilat do të pasojnë dy protestat e zhvilluara më herët me datë 16 dhe 21 shkurt. Datat u njoftuan nga vetë kryedemokrati Basha i cili njoftoi se protestat e opozitës do të vijojnë përpara Kuvendit.

Protesta e radhës do të jetë me datë 28 shkurt e cila është dhe e enjtja e radhës kur është parashikuar të mbahet seanca plenare e cila u shty në datë 21 shkurt për shkak të paralajmërimit të policisë se persona të caktuar do tentonin të futeshin me forcë brenda Kuvendit.

Ndërkohë që edhe në datë 7 Mars protesta e opozitës do të vijojë përpara kuvendit. Kjo datë përkon edhe me vizitën në Tiranë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç. 

Pas këtyre dy datave, Basha njoftoi edhe një tjetër protestë e cila do të mbahet me datë 16 Mars.

Lideri demokrat shtoi se sezoni i protesta sapo ka nisur e nuk do te kete te ndalur

Siç deklaroi Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Kombëtar, kryetarët e PD në rrethe do të koordinohen me ata të të LSI-së dhe protestat do të shtrihen në të gjithë vendin.