Luli kujdeset për gazetarin: Po dridhesh! Mos ki frikë! Ta mbaj unë mikrofonin....(VIDEO)

Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur një përkujdesje të veçantë edhe për gazetarët. Duke parë njërin prej tyre, atë të News24 që po i dridhej dora, kryedemokrati i mori mikrofonin nga dora gazetarit.

“Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha gazetarit.

Ndoshta kryedemokrati Basha paska dëshirë dhe profesionin e gazetarit, apo thjesht ka qënë një përkujdesje për pritjet e gjata që u ka servirur së fundi atyre. Por në fund mikrofoni i gazetarit të News24 që po dridhej është mbajtur nga gazetari i Report Tv.

E megjithatë Basha nuk ka harruar të bëjë kërcënime për ata gazetarë që nuk qeshin me batutat e Lulzim Bashës dhe sipas tij, bëjnë "plane të zeza me Edi Ramën". Sipas tij ata, dhe jo gazetari që dridhej nga i ftohti duke pritur të shtunën pasdite deklaratat e Lulzim Bashës, duhet të kenë frikë.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur

SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur